By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qetësia zvicerane buzë liqenit të Gjenevës
January 10, 2026
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bahtijari dhe Januzi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzës së re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bahtijari dhe Januzi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzës së re
Lajme

Bahtijari dhe Januzi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzës së re

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 11:49 AM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marjorie Masselot mbajti seancë për paraqitjen e mëtejshme në procesin gjyqësor kundër Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.

Gjatë paraqitjes së tyre të mëtejshme sot, Januzi dhe Bahtijari u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzën e re në aktakuzën e përbashkët.

Aktakuza kundër Januzit dhe Bahtijarit u konfirmua më 2 tetor 2023 dhe u bë publike më 6 tetor 2023. Aktakuza kundër Haxhi Shala u konfirmua më 4 dhjetor 2023 dhe u bë publike më 12 dhjetor 2023.

Më 12 janar 2024, pas kërkesës për bashkimin e këtyre dy çështjeve gjyqësore, ZPS-ja dorëzoi propozimin për aktakuzë të përbashkët, por më 8 shkurt 2024 Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ZPS-në ta ridorëzonte atë.

Më 16 shkurt 2024, ZPS-ja dorëzoi versionin e ndryshuar të aktakuzës kundër Januzit dhe Bahtijarit që korrigjon mbiemrin e Bahtijarit dhe përmirëson qartësinë dhe saktësinë e çështjes. Aktakuza e përbashkët u ridorëzua nga ZPS-ja më 27 shkurt 2024 dhe u bë publike më 3 korrik 2024.

Më 17 maj 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e aktakuzës dhe përfshirjen e pretendimeve të reja faktike vetëm për Januzin dhe Bahtijarin.

Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake konfirmoi ndryshimet dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte aktakuzën e përbashkët të ndryshuar më 10 korrik 2024.

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

TAGGED: #Hagë, #Ismet Bahtijari, #Sabit Januzi
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini deklarohet per blerjen nga Serbia të avionëve ushtarakë francezë Rafal

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Osmani nga Londra: Më vjen keq që s`mund ta takojë kryediplomaten japoneze
Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata
Besimtarët falin Bajramin në bulevardin `Dëshmorët e Kombit` në Tiranë
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?