By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veriu i Shqipërisë, zona ku është më i përhapur fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Veriu i Shqipërisë, zona ku është më i përhapur fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike
Ballina 2Rajon / Botë

Veriu i Shqipërisë, zona ku është më i përhapur fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike

Kosova Times
Last updated: 2024/07/13 at 5:55 PM
Kosova Times Published July 13, 2024
Share
SHARE

Dhjetëra forca policie, të mbështetura me helikoterë dhe dronë, i drejtohen thuajse çdo ditë zonës malore në veri të Shqipërisë, ku fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike është më i përhapur.

Operacionet e koduara policore “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” zhvillohen prej disa muajsh në këtë zonë ku, që nga fillimi i vitit, janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 160 mijë fidanë dhe bimë narkotike, të dyshuara si cannabis sativa.

Por kjo sasi mendohet se është vetëm një pjesë e asaj çfarë gjendet e kultivuar në terren. Për nga numri i bimëve të asgjësuara, Qarku i Shkodrës me 5 bashkitë e tij qëndron në krye të hartës së kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.

Vetëm në dy javët e fundit policia asgjësoi me djegie rreth 50 mijë bimë narkotike, të shpërndara në parcela të vogla, në zona të thella malore dhe të pabanuara, ku edhe forcat e policisë vendore e kanë thuajse të pamundur të kontrollojnë territorin.

Parcelat më të shumta me bimë narkotike janë zbuluar në zonën e Dukagjinit, të Bashkisë së Shkodrës, në njësitë administrative malore të Shalës, Shoshit, Pultit dhe Temalit.

Prej thuajse 30 vitesh kjo është edhe zona ku vazhdimisht janë përqendruar operacionet policore anticannabis, por pa mundur të ndalojnë fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë zonë jeton një popullsi e pakët, për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe shpërnguljes së një numri të madh të familjeve drejt zonave urbane. Kjo ka favorizuar grupet kriminale që të shfrytëzojnë territorin për kultivimin e cannabisit.

Operacionet e policisë “Alpe të pastra” dhe “Territor i pastër” i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme grupeve kriminale që ushtrojnë kultivimin e bimëve narkotike, çka ka sjellë edhe reagimin e tyre. Të paktën 7 raste te vendosjes së lëndëve shpërthyese pranë banesave të punonjësve të policisë së Shkodrës si dhe vendosja e lëndës shpërthyese në banesën e një gjyqtari, dyshohet se janë pjesë e reagimit të individëve dhe grupeve kriminale ndaj asgjësimit të parcelave të drogës.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

TAGGED: #Kultivimi i bimëve narkotike, #Veriu i Shqipërisë
Kosova Times July 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në Luginë

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
Presidenti Biden zgjati sanksionet ndaj Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviç
Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë
Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?