By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Obama dhe Pelosi raportohet se kanë kërkuar që Biden të rishqyrtojë kandidimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Obama dhe Pelosi raportohet se kanë kërkuar që Biden të rishqyrtojë kandidimin
Ballina 2Rajon / Botë

Obama dhe Pelosi raportohet se kanë kërkuar që Biden të rishqyrtojë kandidimin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 10:07 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e ka paralajmëruar Bidenin se demokratët mund ta humbin aftësinë që të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nëse ai nuk largohet nga gara për zgjedhjet e nëntorit. Kështu raportoi Associated Press duke u thirrur në burime të informuara për këtë çështje.

Pelosi po ashtu i ka treguar sondazhe Bidenit dhe ka argumentuar se ai me gjasë nuk mund ta mposhtë republikanin Donald Trump, edhe pse ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të enjten përmes një deklarate tha se raportimet me burime anonime “keqinterpretojnë çdo bisedë” që ajo mund të ketë zhvilluar me presidentin.

Pelosi dhe Obama janë demokratët e nivelit më të lartë që raportohet se i kanë bërë thirrje Bidenit të rishqyrtojë vendimin për të garuar edhe për një mandat.

Obama raportohet se u ka thënë aleatëve se Bideni duhet të marrë parasysh qëndrueshmërinë e fushatës së tij, por gjithashtu e ka bërë të qartë se ky vendim i përket Bidenit që ta ndërmarrë. Ish-presidenti ka folur ditëve të fundit me udhëheqës të Kongresit, me guvernatorë demokratë dhe me donatorë kyçë. Ata kanë diskutuar për shqetësimet e tyre për Bidenin, i cili ka shërbyer si nënpresident i Obamas.

Biden ka insistuar se ai nuk do të largohet nga gara, duke thënë se ai është kandidati që ka mposhtur në të kaluarën Trumpin dhe do ta mposhtë sërish. I pyetur nëse Biden mund ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga gara, zëvendësmenaxheri i fushatës së tij, Quentin Fulks tha më 18 korrik se “ai nuk lëkundet për asgjë”.

AP raporton se sipas një personi të afërt me diskutimet e brendshme, Biden në ditët e fundit është edhe më i përkushtuar që të qëndrojë në garë.

Washington Post ishte media e parë që raportoi, duke u thirrur në burime anonime, se Obama është përfshirë në diskutimet për kandidaturën e Bidenit për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Demokratë të tjerë të lartë, sikurse lideri i Senatit Chuck Schumer, dhe lideri demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, po ashtu kanë shprehur shqetësim. Disa demokratë, sipas AP-së, shpresojnë që Biden, i cili aktualisht ka ndërprerë fushatën pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, mund ta shikojë më ftohtë trajektoren e garës dhe trashëgiminë e tij në ditët në vijim.

Të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i Pelosit, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqet nga gara.

Burimet thanë për Associated Press se kjo javë është vendimtare nëse demokratët duan që të ndërmarrin hapa për të zëvendësuar Bidenin me nënpresidentin Kamala Harris për kandidate për presidente.

Demokratët do të bëjnë nominimin e kandidatit të tyre për president në fillim të gushtit, përmes video-lidhjes, para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i demokratëve në Çikago.

Disa sondazhe kanë treguar se gara në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të jetë e ngushtë, por sondazhe të tjera kanë sugjeruar se kandidati republikan për president, Donald Trump, po prin.

Shqetësimet për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin edhe për një mandat u rritën pas debatit presidencial me Trumpin më 27 qershor. Vetë Biden e ka pranuar se nuk ka pasur performancë të mirë gjatë debatit, por që atëherë ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr nga gara.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

TAGGED: #Barack Obama, #Joe Biden, #Nancy Pelosi
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Digjet një banesë te Mati 1 në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Trupat ukrainase bëjnë maksimumin me armë sovjetike
Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë, në shenjë proteste ndaj sulmit kibernetik
Hortikultura largon veturen e dëmtuara nga lisi që rrëzoi mbrëmë era
Politikanët e opozitës bënë thirrje për mbështetje për emërimin e Nadezhdin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?