By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, temperaturat e larta po shoqërohen me zjarre të shumta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, temperaturat e larta po shoqërohen me zjarre të shumta
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, temperaturat e larta po shoqërohen me zjarre të shumta

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 8:17 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të djegin me qindra hektarë me pyje dhe kullota në një pjesë të territorit të Shqipërisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, zonat më të prekura deri tani janë Njësitë Administrative të Qarqeve Dibër, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.

Prej disa javësh forca dhe mjete të shumta të njësive zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë po luftojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat, në disa raste, i janë afruar edhe zonave të banuara.

Në pjesën më të madhe, vatrat e zjarreve janë shuar, por aktualisht situata është përqendruar në Qarkun e Dibrës, ku temperaturat e ditëve të fundit arritën nivelin maksimal, me 43 gradë, duke rritur rrezikun e shfaqjes së vatrave të reja të zjarrit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi sot se, në të gjithë territorin e vendit janë aktive 7 vatra zjarri. Situata është më problematike në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku helikopteri i Forcave të Armatosura i është bashkuar operacionit për të penguar përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit.

Në bashkinë Pukë pati sot dy vatra zjarri të reja, në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen, ndërsa në bashkinë Fushë-Arrës forcat zjarrfikëse u përfshinë sot në shuarjen e një vatre zjarri në fshatin Sakat. Vatra zjarri u regjistruan sot edhe në bashkinë e Kolonjës, atë të Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Zjarret e shfaqura tre javët e fundit, në sipërfaqet pyjore, paraqitën vështirësi për shuarjen e tyre, ndaj më 13 korrik Shqipëria kërkoi aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili dërgoi dy avionë zjarrfikës për luftimin e vatrave të zjarreve kryesisht në zonën e Gjirokastrës.

Shqipëria ka rreth 36 për qind të territorit të saj me pyje dhe kullota dhe ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë rritur rrezikun e shtimit të zjarreve në pyje. Çdo vit regjistrohen më shumë se 200 vatra zjarri në pyje dhe kullota, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomisë së vendit dhe mjedisit natyror.

Kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës.

You Might Also Like

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …

Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet

VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur

Presidenti Trump iu drejtua kombit

TAGGED: #Shqipëri, #Zjarre
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Trump thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë

Kosova Times Kosova Times August 16, 2025
Zelenski paralajmëroi komandantët e tij të mos ndërhyjnë në politikë
Tusk: Polonia e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Lviv-it
Perandoria e Moskës: teknologjitë e reja dhe ideologjia arkaike
Shukri Buja udhëton në Hagë, ftohet nga Specialja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?