By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Regjistrimi në UP, interesim i lartë për Mjekësinë dhe Shkencat Kompjuterike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Regjistrimi në UP, interesim i lartë për Mjekësinë dhe Shkencat Kompjuterike
Ballina 1Lajme

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për Mjekësinë dhe Shkencat Kompjuterike

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 4:30 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Për vitin e ri akademik 2024/2025, në Universitetin e Prishtinës kanë konkurruar mbi 6 mijë kandidatë, ndërsa në afatin e parë do të pranohen 5 mijë e 285 studentë të rregullt. Provimet pranuese janë mbajtur më 18 dhe 19 korrik, ndërsa rezultatet preliminare kanë filluar nga sot. Të rinjtë që kanë konkurruar janë orientuar më shumë në programet Mjekësi e Përgjithshme dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike.

Ka përfunduar procesi i konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2024/2025. Shpallja e rezultateve preliminare është bërë sot për grupin e parë të fakulteteve, ndërsa për grupin e dytë rezultatet do të shpallen më 22 korrik. Rektorati i UP-së, në një përgjigje për Radio Kosovën përmes adresës elektronike, ka bërë të ditur se programet më të kërkuara ishin: programi Mjekësi e Përgjithshme, Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike, Juridik, programi Infermieri, Arkitekturë, e të tjerë.

Ndërkohë, maturantët të cilët kanë konkurruar për studime në Universitetin e Prishtinës, janë të interesuar që përmes programeve ku do të studiojnë, t’u jepet mundësia e punësimit edhe në Evropë e më gjerë.

Njohësit e çështjeve të arsimit theksojnë se orientimi i studentëve në programet e kërkuara në treg, është një trend në rritje në Kosovë. Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”, tha për Radio Kosovën se institucionet përkatëse duhet të hartojnë politika për informimin e të rinjve me kërkesat e tregut.

“Pa dyshim që shkencat kompjuterike prijnë në vëmendje e interesim të maturantëve si një profil që po gjeneron punësim. Mirëpo, në të njëjtën kohë, përtej shkencave kompjuterike, ka plot profile të tjera për të cilat ka nevojë të jashtëzakonshme tregu i punës dhe ofron kushte të mira. Është përgjegjësi e institucioneve tona që të garantojnë informim të mirë, në mënyrë që maturantët të bëjnë përzgjedhjen e duhur, që do t’u kthehet në përfitim afatgjatë”, tha Qehaja për Radio Kosovën.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, tha për Radio Kosovën se për programet të cilat ka pak interesim nga të rinjtë, duhet të kujdeset shteti.

“Unë mendoj se tek ne mungon shumë planifikimi i trendeve dhe kërkesave për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë. Si rezultat i mungesës së planifikimit, nuk ka investim të planifikuar, e gjërat ndodhin dhe befasohemi gjithnjë. Nuk mendoj se shteti duhet të befasohet, por duhet të angazhohet më shumë në planifikim e analizë të trendeve dhe t’u paraprijë ngjarjeve”, tha ai.

Universiteti i Prishtinës në afatin e parë do të pranojë gjithsej 5 mijë e 285 studentë të rregullt. Kandidatët që nuk pranohen dhe kanë pakënaqësi rreth procesit të provimit pranues, mund të bëjnë ankesa më 23 dhe 24 korrik, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen publike më 24 dhe 25 korrik.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

TAGGED: #Mjekësi, #Shkenca Kompjuterike, #UP
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vritet me thikë një person në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
CNN: SHBA po përgatiteshin për sulmin bërthamor të Putinit në Ukrainë në fund të vitit 2022
Trump vendos tarifa të reja: 10% Kosovës, 10% Britanisë, 20% për BE-në
Bllokohen në ashensor, fillojnë grindjen
Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?