By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MAShTI pa vendim zyrtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MAShTI pa vendim zyrtar
Ballina 1Lajme

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MAShTI pa vendim zyrtar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 10:42 AM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendim zyrtar për mënyrën e furnizimit të nxënëseve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25. Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë së subvencionimi i prindërve, siç u bë vitin e kaluar, nuk është treguar i suksesshëm dhe është e rëndësishme që furnizimin i nxënëseve me tekste shkollore të bëhet me kohë.

Edhe për kundër që kanë mbetur me pak se një muaj e gjysmë fillimi i vitit të ri shkollor, prindërit dhe  drejtues të shkollave ende nuk kanë informacione se si do të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore. Në lidhje më këtë çështje, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se ende nuk ka vendim në lidhje me këtë çështje.

E, njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se përvoja nga viti i kaluar për subvencionimin e prindërve, nuk u tregua efikase. Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës së furnizimi i nxënëseve me tekste shkollore duhet të bëhet nga shtëpitë botuese. Ndërkaq, për sa i përket subvencionimit për mjete shkollore ai tha së është mire të vazhdohet vetëm për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

“Mendoj që është mirë të shfrytëzohet rrjeti që e kanë shtëpitë botuese dhe të vazhdohet më shpërndarjen e teksteve nga ana e shtëpive botuese. Ato e kanë rrjetin, e kanë kapacitetin dhe ato kapacitete janë ndërtuar me dhjetëra vite. Nuk është mirë tash  kapacitetet e shtëpive botuese të rrinë të pashfrytëzuara dhe të kalojmë në një mënyrë të shpërndarjes se teksteve që vitin e kaluar nuk doli efikase”, tha Rexha.

Rinor Qehaja nga instituti “EdGruard”, i tha Radio Kosovës se cilin do  variant që zgjedh MAShTI, është i rëndësishëm që furnizimin të bëhet me kohë dhe se ministria nuk duhet të përsërisë gabimet e viteve të kaluara.

“Pa marrë parasysh modalitetit të shpërndarjes, tekstet shkollore duhet të jenë të qasshme për nxënësit para të hënës, me 2 shtator. Ka vite në të cilat ministria do duhej të merrte mësime të mira, do duhej të mësonte nga ato gabime e të mos përsëriten nga viti në vit dhe në dëm të drejtpërdrejtë te nxënësit”, tha Qehaja.

Kundër vendimit për subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore vazhdon të jetë edhe Sindikata e Arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se nxënësit kanë pasur mungesë të teksteve shkollore gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar shkollor.

“Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore vitin e kaluar ka qenë një përvojë e keqe e të cilën e ka kundërshtuar arsyeshëm Sindikata e Arsimit, prindërit dhe të tjerët. Mungesa e teksteve është vërejtur gjatë gjithë shtatorit dhe muajit tetor”, deklaroi Jasharaj.

Shuma e shpenzuar e buxhetit për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 22/23 ishte mbi 11 milionë euro.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

TAGGED: #MAShTI, #Tekste shkollore
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK lidh koalicion parazgjedhor me Listën për Familjen

Kosova Times Kosova Times November 26, 2025
Gjenerali rus thirri kreun e ushtrisë amerikane. E paralajmëroi atë për raketat hipersonike
Mediat truke: Rexhepi po monitorohej hap pas hapi
Gjykata Supreme thotë që Teksasi mund t’i arrestojë dhe burgosë migrantët
Së shpejti takimi i përbashkët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?