By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës
November 27, 2025
Haradinaj uron Ditën e Forcës, vlerëson mbështetjen amerikane RTKlive Në shënimin e Ditës së Forcës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është burim force dhe krenarie kombëtare. Haradinaj njoftoi se sot i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të Gjeneralit amerikan James Mattis. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-ve në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. “Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e parë të të cilit Kosova e formoi Ushtrinë,” deklaroi Haradinaj. Ceremonitë dhe aktivitetet e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke vënë në pah arritjet dhe rolin e FSK-së në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
November 27, 2025
Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet
November 27, 2025
Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit
November 27, 2025
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 9:51 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel, në vend se në Budapest, si një goditje “simbolike” ndaj Hungarisë për diplomacinë e saj krye më vete sa i përket Ukrainës, tha shefi i diplomacisë të bllokut, Josep Borrell.

Ndryshimi i lokacionit për takimin e 28-30 gushtit paraqet goditje ndaj reputacionit të Hungarisë, e cila javë më parë mori kryesimin e presidencës të Bashkimit Evropian.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, zemëroi pothuajse të gjithë partnerët e tij në BE, pasi zhvilloi një vizitë në Moskë, ku diskutoi për një rrugë të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Orban – që është aleati më i ngushtë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka në BE – ka akuzuar BE-në se ka “politikë pro luftës”, duke vazhduar mbështetjen ushtarake dhe financiare për Kievin.

Ai vazhdimisht ka vendosur pengesa ndaj përpjekjeve të Brukselit për të ndëshkuar Kremlinin dhe për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

“Mund të them që të gjitha shtetet anëtare – me përjashtim të një shteti – janë të brengosura me këtë sjellje”, tha Borrell pasi kryesoi mbledhjen e ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Është Putini që është palë në luftë. I vetmi që provokon është Putini, ai është që kërkon ndarjen e Ukrainës dhe vendos parakushte për çdo bisedë dhe për çdo armëpushim”, tha ai.

Qëndrimi i Qeverisë së Orbanit “duhet të përballet me disa pasoja. Si rezultat i kësaj, “ne kemi dërguar një sinjal, edhe në qoftë se është sinjal simbolik” ndaj Hungarisë, tha Borrell.

Prandaj, ai tha se takimi i radhës i ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të mbahet në Bruksel.
Borrell tha se pothuajse të gjithë partnerët e Hungarisë në BE gjatë takimit të mbajtur të martën kritikuar nisën e Orbanit, që ai e ka quajtur “mision për paqe”.

Vetëm Sllovakia ka mbështetur qëndrimin e Hungarisë.

“Ne e mbështesim plotësisht nismën e Hungarisë për paqe”, tha ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok, teksa ishte duke hyrë në një mbledhje tjetër të BE-së të mbajtur të hënën.

You Might Also Like

Bulgaria shkarkon drejtuesit rusë të degëve të Lukoil

Turqia po ndërton një shkatërrues për “Kupolen e Çelikut”

Deri tani nuk kishte asnjë përgjigje nga Uashingtoni në lidhje me zgjatjen e licencës për NIS-in

Një anije kozmike me një ekuipazh amerikan dhe rus është nisur drejt ISS-së. Do të jetë atje deri në verë

Gjykata i dënoi të pandehurit në rastin e shpërthimit të Urës së Krimesë me burgim të përjetshëm

TAGGED: #BE, #Bruksel, #Josep Borell, #Takimi i ministrave
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Godet me motoçikletë një shtetas të huaj, arrestohet i dyshuari

Kosova Times Kosova Times April 20, 2025
Kosova & Edi Rama
Kryeprokurori Ujkani pret në takim pjesëtarë të KFOR amerikan
Një person në Vushtrri bie në kontakt me rrymën, përfundon në QKUK
Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?