By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris
Ballina 1Sport

Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 8:17 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Në parkun e qytetit në Pejë, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, ndodhet një statujë e Majlinda Kelmendit, sportistja e parë nga Kosova që fitoi një medalje të artë olimpike.

Ajo fitoi çmimin më të lartë në lojërat e vitit 2016 në Rio de Zhaneiro në konkurrencën e xhudos 52 kilogramë.

“Majlinda Kelmendi ishte e para që solli në Kosovë medalje olimpike. Peja është e njohur për xhudo. Kjo nuk është e fundit. Presim medalje të tjera, jo vetëm nga Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris”, thotë një student nga Peja Ersan Bertakic.

Peja është shtëpia e Qendrës Kombëtare të Xhudos dhe këtë vit është në kërkim të medaljeve të reja në Lojërat Olimpike të Parisit, ku Kosova përfaqësohet nga një ekip prej nëntë vetash, duke përfshirë pesë xhudistë.

Pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Brazil, Kosova fitoi edhe dy medalje të arta në lojërat e vitit 2020 në Tokyo të Japonisë, të dyja për xhudo.

Distria Krasniqi ishte kampione në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë.

Por, a mundet një sportist tjetër të përsëris këtë sukses?

“Ne kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë. Mendoj se kemi trajnerin më të mirë në botë dhe disa nga sportistët më të mirë në botë. Kjo shpresojmë se do të jetë Olimpiada jonë e tretë me medalje. Të gjithë jemi të përgatitur. Shpresojmë për më të mirën. Kosova është një nga kombet më të forta për xhudo dhe ne do ta dëshmojmë sërish”, thotë Zymer Zeka, ndihmës trajneri i xhudos në Kosovë.

Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014 dhe sportistët e saj garuan për herë të parë në Lojërat Olimpike në Rio De Zhaneiro.

“Kosova tani po merr pjesë në Lojërat e treta Olimpike në Paris 2024. Edhe pse jemi një popull shumë i vogël, me më pak se dy milionë banorë, jemi krenarë që tashmë kemi tri medalje të arta olimpike. Kjo krenari dhe ky pasion na japin motivimin për të ecur përpara dhe për të punuar edhe më shumë. Shpresojmë që në Paris do të bëjmë edhe më mirë dhe se së bashku do të shkëlqejmë sërish”, thotë Besim Aliti, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të këtij viti, flamurin e Kosovës do ta mbajnë Nora Gjakova, fituese e medaljes së artë nga Tokio, dhe vëllai i saj Afrimi.

Lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, mori fund me ndërhyrjen e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqte forcat e saj.

Kombet e Bashkuara udhëhiqen vendin për nëntë vjet përpara se Kosova në vitin 2008 të shpallte pavarësinë me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore, por që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

You Might Also Like

Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi

Nis ndeshja – Shqipëri – Ser

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Stadiumi `Air Albania` nis të mbushet me tifozë

Shqipëri – Serbi, formacionet

TAGGED: #Kosova, #Lojërat Olimpike
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Netanyahu: Izraeli do të jetë përgjegjës për sigurinë në Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit

Kosova Times Kosova Times November 7, 2023
Zelensky vizitoi Pokrovsk, i cili po sulmohet nga ushtria ruse
Trupat ruse granatuan Limanin. Ka të vdekur dhe të plagosur
Dhoma e Përfaqësuesve vendosi të nisë një hetim për shkarkimin e Biden
I ra shuplak vajzës së tij, Federata Evropiane suspendon Fetiun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?