By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas zgjedhjeve në ShBA priten ndryshime në marrëdhëniet me Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas zgjedhjeve në ShBA priten ndryshime në marrëdhëniet me Izraelin
Ballina 2Rajon / Botë

Pas zgjedhjeve në ShBA priten ndryshime në marrëdhëniet me Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 4:53 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE
Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump paraqitën pikëpamje të ndryshme për luftën në Gazë ndërsa u takuan me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, kushdo që të dalë fitues në zgjedhjet presidenciale në nëntor mund të sjellë një ndryshim në marrëdhëniet ShBA-Izrael.Në mbi 290 ditë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, ushtria izraelite ka vrarë mbi 39 mijë persona, shumica civilë, sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë në Gazë.Pjesa më e madhe e popullsisë së rajonit prej 2.3 milionë banorësh janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.“Nuk mund t’i kthejmë sytë nga ana tjetër përballë këtyre tragjedive. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos reagojmë ndaj vuajtjeve dhe unë nuk do hesht”, tha Nënpresidentja Harris.
Pas takimit të enjten me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Nënpresidentja amerikane Kamala Harris bëri një thirrje të fuqishme për t’i dhënë fund luftës.Ajo përsëriti mbështetjen për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, pas sulmit të Hamasit në 7 tetor që vrau rreth 1200 izraelitë.Por, Nënpresidentja Harris u tregua shumë më e ashpër në kritikat ndaj mënyrës se si Izraeli bën operacionet luftarake, krahasuar edhe me Presidentin Joe Biden, i cili gjithashtu u takua të enjten me zotin Netanyahu.“Mirësevini sërish, zoti Kryeministër. Kemi shumë për të folur”, tha Presidenti Biden.
Të premten, vëmendja u kthye drejt takimit të Kryeministrit Netanyahu me ish-Presidentin Donald Trump, në rezidencën e tij në Florida. Marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur pasi udhëheqësi izraelit përgëzoi Presidentin Biden për fitoren në zgjedhjet e vitit 2020, si dhe në lidhje me luftën në Gazë. Por, u duk se marrëdhënia është riparuar.“Nëse fitojmë, do të jetë shumë e thjeshtë. Do të zgjidhet e gjitha shumë shpejt. Nëse nuk fitojmë, do të përfundojmë me luftëra madhore në Lindjen e Mesme dhe ndoshta një luftë të tretë botërore”, tha ish-Presidenti Trump.Ai vuri në dukje politikat pro Izraelit gjatë mandatit të tij të parë, si ndërmjetësimi i marrëveshjes që normalizoi marrëdhëniet diplomatike të Izraelit me disa nga vendet fqinje arabe, si dhe njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e Golanit.
Me dëshirën për të rifituar votuesit e zemëruar me mbështetjen e vendosur të Presidentit Biden për Izraelin, Nënpresidentja Harris mund të përpiqet për një përqasje më të balancuar.Por, kushdo që do të jetë fituesi në zgjedhje, do të sjellë një ripozicionim në marrëdhëniet ShBA-Izrael, me apo pa zotin Netanyahu në pushtet.“Kushdo që do të jetë kryeministër do t’i duhet të përballet me një përqasje më kritike nga demokratët nën drejtimin e Kamala Harrisit, si dhe paparashikueshmëri nën drejtimin e Presidentit Trump”, thotë Aaron David Miller, nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.Anketimet tregojnë se është rritur numri i amerikanëve, në veçanti në radhët e demokratëve, që janë kundër përgjigjes ushtarake të Izraelit në Gazë.

You Might Also Like

Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

TAGGED: #Izrael, #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Torres: Kosova, histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkan

Kosova Times Kosova Times February 19, 2024
Kreu i rebelëve në Siri: “Nuk dua ta kthej Sirinë në Afganistan. Ne nuk jemi kërcënim për botën”
Rusia akuzon Ukrainën për shkatërrimin e një tubacioni të amoniakut
Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest
Media: Identifikohen të dyshuarit për vrasjen e komisarit ushtarak Tatarsky
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?