By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes ShBA-së dhe Rusisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes ShBA-së dhe Rusisë?
Ballina 2Rajon / Botë

Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes ShBA-së dhe Rusisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 9:42 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Qeveria turke ka bërë të ditura disa nga detajet e zbatimit të marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.

Në mesin e 16 të burgosurve politikë të liruar nga burgjet ruse, janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.

Në një deklaratë të zyrës së presidentit turk thuhet se pasi individët e përfshirë mbërritën në Turqi, ata u larguan nga avionët nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare turke të Zbulimit, dhe u dërguan në “vende të sigurta.”

Pas miratimit të këmbimit nga shtetet e angazhuara në marrëveshjen për këmbim, të liruarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe iu plotësuan nevoja të tjera.

Pastaj ata u përcollën në aeroplanët që do t’i dërgojnë në destinacionet e tyre.

Avionët u nisën pasi morën autorizimin nga agjencia turke e zbulimit.

Sipas një zyrtari turk të sigurisë, shefi i shërbimit të zbulimit turk, Ibrahim Kalin, personalisht kishte lehtësuar bisedimet ndërmjet homologëve të tij amerikanë dhe rusë.

Bisedimet u mbajtën në Stamboll dhe Ankara, sipas zyrtarit që foli me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikohet me emër. Sipas tij, Uashingtoni dhe Moska kishin kërkuar ndihmën e Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pastaj e kishte ngarkuar zotin Kalin të “bëjë çdo gjë që është e nevojshme” për të siguruar marrëveshjen.

Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris do t’u bashkohen familjarëve të të burgosurve amerikanë në bazë bazën ushtarake Andrews, në periferi të Uashingtonit në mbrëmjen e së enjtes për t’u uruar mirëseardhjen në tokën amerikane, sipas Këshilltarit për siguri kombëtare Jake Sullivan.

Aktivisti Vladimir Kara-Murza do të shkojë në Gjermani, por gjatë telefonatës i tha Presidentit Biden se shpreson që së shpejti të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden tha se marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve u arrit “përmes disa vendimeve të vështira”.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për kancelarin Olaf Scholz. Sipas zotit Biden, marrëveshja “nënkuptoi se duhej të kërkoja disa lëshime serioze nga Gjermania.” /Associated Press/

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

TAGGED: #Këmbimi i të burgosurve, #Rusi, #ShBA
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Konjufca e pret në takim Senatoren e Nju Jorkut, flasin për forcimin e marrëdhënieve
Ukraina prodhon armë me rreze të gjatë veprimi
Haradinaj: Me qeverisjen tonë Kosova anëtarësohet në NATO
Seuli do të informojë NATO-n mbi trupat e Phenianit që kanë shkuar në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?