By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gershkovich, Kurmasheva e Whelan kthehen në ShBA, pas këmbimit të të burgosurve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gershkovich, Kurmasheva e Whelan kthehen në ShBA, pas këmbimit të të burgosurve
Ballina 2Rajon / Botë

Gershkovich, Kurmasheva e Whelan kthehen në ShBA, pas këmbimit të të burgosurve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 8:04 AM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre qytetarët amerikanë të liruar në këmbimin më të madh të të burgosurve prej Luftës së Ftohtë – janë kthyer në Shtetet e Bashkuara, ku u mirëpritën nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe familjet e tyre në Joint Base Andrews, pranë Uashington DC.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 16 të burgosurve që Rusia dhe aleatja e saj e ngushtë, Bjellorusia, i liruan në këmbim për tetë rusët që po mbaheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Biden, i cili më herët gjatë ditës e cilësoi si historik këmbimin gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, i mirëpriti ata së bashku me nënpresidenten Kamala Harris, teksa anëtarët e familjeve, kolegët dhe mediat vështronin.

Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, Gershkovich, gazetar i Wall Street Journal dhe Whelan, ish-marins amerikan, janë që të gjithë qytetarë amerikanë.

Whelan ishte i pari që doli nga avioni dhe u përqafua menjëherë nga Biden, ndërsa pas tij doli Gershkovich, i cili u mirëprit me duartrokitje teksa e përqafoi presidentin.

Kurmashova ishte e fundit nga kjo treshe që doli nga avioni dhe, edhe ajo, u përqafua nga Biden dhe u mirëprit me duartrokitje nga turma e mbledhur atje.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Putinit pas këmbimit, presidenti u përgjigj: “Mjaft”, duke iu referuar futjes së amerikanëve në paraburgim për akuza të dyshimta.

“Nuk pajtohem me këtë idenë… lini këta njerëz të kalben në burg, sepse njerëz të tjerë mund të kapen”, shtoi presidenti, duke i hedhur poshtë kritikat se këmbime të tilla mund të ndikojnë që amerikanë të tjerë të burgosen.

Më herët, Biden tha u nevojitën “koncesione të rëndësishme” nga Gjermania për këmbimin e të burgosurve, pasi ajo e liroi kolonelin e FSB-së, Vadim Krasikov, që ishte dënuar për vrasjen e një ish-militanti çeçen në Berlin më 2019.

Në këmbim u përfshi edhe Vladimir Kara-Murza, me shtetësi ruse dhe britanike, i cili ishte burgosur për shkak të komenteve kritike për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.

Pasi të kenë kaluar kohë familjet dhe miqtë e tyre, Kurmasheva, Gershkovich dhe Ëhelan do të udhëtojnë për San Antonio, Teksas, për tretman mjekësor.

Lirimi i 16 personave nga Rusia dhe Bjellorusia përfshiu pesë qytetarë gjermanë dhe shtatë rusë, të cilët ishin të burgosur politikë në vendet e tyre.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendimi për lirimin e tij ishte i vështirë. Por, ai tha se u desh të peshohej nëse interesi i shtetit për ta ndëshkuar atë ishte më i madh se “rreziku me të cilin përballen njerëzit e pafajshëm në burgjet ruse dhe të burgosurit politik”.

Biden tha se Gjermania nuk ak kërkuar asgjë në këmbim të këtij vendimi.

Polonia, Sllovenia dhe Norvegjia luajtën role gjithashtu në këmbim, duke ia liruar Moskës rusët që po i mbanin.

Turqia, aleate e NATO-s, e cila gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Moskën, u përfshi dukshëm në lehtësimin e bisedimeve për këmbimin e të burgosurve, pasi këmbimi ndodhi në Ankara.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

TAGGED: #Alsu Kurmasheva, #Evan Gershkovich, #Paul Whelan
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Përzieni lëngun e limonit dhe sodën e bukës, rezultati do t’ju mahnitë (video)

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Pse të rinjtë kalojnë aq shumë kohë në TikTok?
Katër meshkuj e një femër gjenden të vdekur brenda dy ditëve
Joseph pyet: Cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës amerikane në Beograd për vrasjen në veri?
ÇFARË NA PRET NË 2024: Bill Gates zbuloi parashikimet e tij për vitin e ardhshëm dhe gjithçka rrotullohet rreth një fenomeni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?