By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus
Ballina 2Rajon / Botë

BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 8:27 AM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme paralajmëroi të enjten Hungarinë se vendimi i saj për të lehtësuar kufizimet e vizave për shtetasit rus dhe bjellorus përbën një kërcënim të mundshëm të sigurisë dhe se do të merrte masa nëse shqetësimet e saj nuk trajtoheshin.

Muajin e kaluar Hungaria zgjeroi programin e saj të imigracionit “karta kombëtare” për të përfshirë ndër të tjera dhe rusët dhe bjellorusët. Mbajtësit të një karte të tillë i lejohet të punojë në Hungari pa iu nënshtruar kontrollit për elementët e sigurisë dhe mund të marrë me vete dhe familjen.

Ky veprim nxiti shqetësim tek zyrtarët e BE-së, të cilët thanë se Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia mund të shfrytëzojnë këtë skemë për të dërguar diversantë dhe spiunë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen të Bashkimit Evropian ndërsa blloku po përpiqet të izolojë Moskën për luftën në Ukrainë.

“Rusia është një kërcënim për sigurinë. Ne nuk na duhet më pak, por më shumë vigjilencë,” tha Komisionarja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme , Ylva Johansson në një postim në rrjetin X të enjten në mbrëmje.

“Sot përmes në letre i kam kërkuar qeverisë hungareze të japë shpjegime. Nëse skema e tyre për lehtësim të rregullave përbën rrezik, ne do të veprojmë”.

Ky incidenti pasqyron të tjera tensione mes udhëheqësve evropiane dhe qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zoti Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe vizitoi presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar si pjesë e asaj që e cilësoi “mision paqeje”, të ndërmarrë pa mbështetjen e BE-së, disa ditë pasi mori presidencën e radhës të bllokut.

Zonja Johansson nuk specifikoi se çfarë veprimi mund të ndërmerrte. Por Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër një vendi anëtar nëse gjykon se është shkelur ligji i BE-së.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto tha të martën se shtetasit rusë dhe bjellorusë duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Hungari dhe për rrjedhojë edhe në zonën Shengen.

Ai tha se lejet e qëndrimit për shtetasit rusë dhe bjellorusë do të duhet të autorizohen nga autoritetet përkatëse.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

TAGGED: #BE, #Hungari, #Rusi, #Vizat
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE: Certifikimi për zgjedhjet nuk bën të politizohet

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
Rrugët që mbeten në ndërtim e sipër
Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Pastrimi i lumenjve zvogëloi rrezikun nga vërshimet në Gjilan
SHBA: Moska po përpiqet të negociojë me Phenianin për furnizimin e municioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?