By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin me Osmanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin me Osmanin
Ballina 1Lajme

Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin me Osmanin

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 7:13 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme e Kosovës të premten ka njoftuar se i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin u përfshi presidentja Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Ministrisë, është kërkuar nga Maqedonia e Veriut që incidente të tille diplomatike të mos përsëriten në të ardhmen.

“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sipas njoftimit, e ka takuar menjëherë mbrëmjen e djeshme pas incidentit ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë dhe po ashtu edhe sot, “duke kërkuar sqarime në lidhje me rastin”.

“Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndermarrjes së veprimeve të shpejta institucionale. Në kuadër të veprimeve të ndermarra, Ministrja Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm”, thuhet në njoftim.

Presidentes Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit të enjten, sipas njoftimit të Presidencës. Madje, siç thonë ata, Osmani është tentuar të shtyhet edhe fizikisht.

Kjo nxiti reagime të shumta. Partitë shqiptare që janë në pushtet në Maqedoninë e Veriut shfajësuan veten, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkoi përgjegjësi ligjore e politike nga të përfshirët.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

TAGGED: #Aeroporti i Shkupit, #Kosova, #Maqedoni e Veriut, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK: Qeveria aktuale varfëroi tryezat e familjeve

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Në vend të përgënjeshtrimit!
Interesim i madh i turistëve për të parë filmat e `Dokufestit`
Shqipëri, vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve
Haxholli: Serbia nuk arreston por kidnapon, persekuton dhe monton
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?