By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët shprehin shqetësime për zhvillimet politike në Malin e Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët shprehin shqetësime për zhvillimet politike në Malin e Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët shprehin shqetësime për zhvillimet politike në Malin e Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 11:09 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Malin e Zi, mendojnë se zhvillimet e fundit politike mund ta rrezikojnë shtetësinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe të shkaktojë raporte jo të mira me shtetet fqinje. Në këtë kuadër ata vlerësojnë se Mali i Zi po rrezikon procesin e integrimit dhe politikën e përbashkët të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Veprimet e fundit të qeverisë malazeze kanë rritur shqetësimin në opinion për të ardhmen e Malit të Zi dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Edhe pse në qershor të këtij viti Mali i Zi mori vlerësimin pozitiv për zbatimin e ligjit, analistët e shohin me dyshim riorganizimin e qeverisë me përfaqësues pro-rusë dhe pro-serb.

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Ismet Kallaba, mendon se qeveria e riorganizuar do ta rrezikojë shtetësinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

“Ajo që paraqet problemin kryesor ka të bëjë me shtetësinë dhe pavarësinë e Malit të Zi. Unë mendoj se kjo qeveri do të thellojë edhe më tej rrezikun ndaj shtetësisë së Malit të Zi duke pasur parasysh se tani zyrtarisht kemi partitë pro-serbe, të cilat janë përfshirë në qeverinë e Malit të Zi. Këto parti dihet që janë jo vetëm afër Serbisë, por janë të ndikuara edhe nga Rusia dhe në të ardhmen mendoj që do të përbëjnë rrezik”, tha zoti Kallaba.

Analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave të pavarura malazeze, Xhevdet Pepiq, riorganizimin e qeverisë e sheh si një kompromis mes forcave politike për ta forcuar dhe mbrojtur pushtetin e tyre.

“Riorganizimi i qeverisë nuk është asgjë tjetër vetëm përpjekja për forcimin dhe mbrojtjen e pushtetit përmes kompromiseve të forcave politike në Mal të Zi, të cilët në këtë mënyrë rrezikojnë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha zoti Pepiq.

Zoti Kallaba, vë në dukje se qasja e qeverisë nuk është serioze dhe e përgjegjshme për proceset e integrimeve euroatlantike, pasi, sipas tij, nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe me Rusinë edhe me integrimet euroatlantike.

“Unë mendoj se paraqet problem në rrugën drejt integrimeve evropiane sepse nuk mund të thuash gojarisht se jemi për Bashkimin Evropian dhe për integrime euroatlantike, por nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe me Rusinë edhe me integrimet euroatlantike”, tha analisti Kallaba.

Zoti Pepiq mendon se Mali i Zi po largohet nga politika e përbashkët e sigurisë së Bashkimit Evropian dhe se po nxitë raporte jo të mira me shtetet fqinje.

“Kroacia e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me pushtetet e kaluara, prandaj edhe reagimi i tyre ndaj Podgoricës ishte i ashpër duke shpallur persona të “padëshirueshëm” disa zyrtarë të lartë malazezë. Mali i Zi me veprime jo diplomatike po i rrezikon marrëdhëniet edhe me fqinjët tjerë në rajon, gjë që e largon nga politika e përbashkët e sigurisë së Bashkimit Evropian”, tha analisti Pepiq.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

TAGGED: #Mali i Zi, #Shqetësime, #Zhvillimet politike
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LD: Kalimi masovik i shumë anëtarëve të BDI-së në LD, shqetëson BDI dhe fillon një fushat ndaj Izet Mexhitit për të defokusuar opinionin

Kosova Times Kosova Times February 22, 2025
Mësimdhënësit rumunë, të gatshëm ta ndërpresin grevën
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Malta mbështet Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian
Mizore dhe e pazakontë: Një ushtar rus i tha nënës së tij se ishte torturuar nga policia ushtarake – Një muaj më vonë ai u gjet i varur.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?