By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 8:16 AM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të rinisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa tensionet në rajon janë rritur.

Pas një pauze njëjavore në nëntor të vitit të kaluar, ndërmjetësit nga ShBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur që të arrihet edhe një marrëveshje armëpushimi për luftën që nisi më 7 tetor pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin.

Përmes një deklarate të përbashkët, ShBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.

Një marrëveshje-kornizë “tani është në tavolinë dhe vetëm detajet e zbatimit” kanë mbetur pa u zgjidhur dhe ndërmjetësit janë “të përgatitur të paraqesin një propozim final” për të zgjidhur çështjet e mbetura, u tha në deklaratë.

Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”.

Marrëveshja e propozuar e armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë, rritjen e dërgesave me ndihmë humanitare dhe është paraparë të zbatohet me faza.

Diskutimet e fundit janë përqendruar në kornizën e paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, që tha se është propozuar nga Izraeli.

Njoftimi për bisedimet u bë pasi Hamasi emëroi Yahya Sinwarin – arkitektin e dyshuar të sulmit të 7 tetorit – në postin e liderit, duke nxitur frikë se negociatat mund të bëhen edhe më të vështira.

Diplomatët po bëjnë përpjekje të ulin tensionet në rajon, të cilat u rritën pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe një komandat të lartë të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur terrorist nga ShBA-ja – vrasje për të cilat është fajësuar Izraeli.

Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit për Haniyehun, i cili u vra në Teheran. Por, Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit të Hamasit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Në kundërpërgjigje të sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gazë, nga e cila deri më tani janë vrarë afër 40.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

TAGGED: #Armëpushim, #Izraeli, Hamasi
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë flet rreth kthimit në punë të zyrtarëve të suspenduar

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Pendarovski mandaton Xhaferin për formimin e Qeverisë teknike
Lirohen tre amerikanët e mbajtur në Kinë për shumë vite
Xi përforcon përkrahjen për Putinin me takimin simbolik në Moskë
Prokurori kërkoi 19 vjet burg për gazetarin Abdulmumin Hajiyev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?