By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gaza: Dy të vdekur në sulmet e kishës, Ati Romanelli i plagosur. Meloni: “Sulmet janë të papranueshme
July 17, 2025
Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së: Synojmë kapituj të rinj bashkëpunimi
July 17, 2025
Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së
July 17, 2025
Thaçi e Krasniqi thërrasin dëshmitarë, Veseli e Selimi jo
July 17, 2025
Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 22 korrik
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kamberi: Në prag të protestës, Serbia po e shton presion ndaj shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kamberi: Në prag të protestës, Serbia po e shton presion ndaj shqiptarëve
Rajon / Botë

Kamberi: Në prag të protestës, Serbia po e shton presion ndaj shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 9:17 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetari i partisë më të madhe politike në Luginën e Preshevës, (PVD), Shaip Kamberi ka akuzuar autoritetet e Serbisë për shtimin e presionit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës në prag të protestës së paralajmëruar për hënën me moton: “Për Identitet e Dinjitet”.

Kamberi thotë se një shqiptar tashmë është arrestuar për një komet që ka bërë në rrjetin social facebook.

“Në dritën e paralajmërimit të Protestës “Për Identitet e Dinjitet,” që do të mbahet të hënën, ora 11:00 në sheshin e Bujanocit, po përballemi me një valë të re presioni dhe intimidimi të nga ana e Policisë dhe organeve ligjzbatuese në Bujanoc e Vranjë. Siç bëhet e ditur, një qytetarë është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke” për vepër penale “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”, shkruan Kamberi.

Rasti i është dorëzuar prokurorisë në Vranjë, thotë ai.

“Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara”, thotë ai.

Deputeti shqiptar thotë se reagimi kundër dhunës duhet të jetë universal e jo selektiv. Ai përmend profilet e mediumeve serbe që në faqete tyre ka për çdo ditë komente antishqiptare dhe me një albanofobia të përditshme.

“Kur në këtë fushatë të shprehjes së urrejtjes antishqiptare marrin pjesë edhe zyrtarë më të lartë shtetërorë siç ishte Aleksander Vulin (dhe rasti i tij në Gjykatën e lartë në Beograd, e cila e liroi nga përgjegjësia nga padia e Këshillit kombëtar shqiptar për “nxitje të urrejtjes antishqiptare”, vendim ky që e legalizoi termin ofendues “shiptari”) arrestimi i një qytetari të zakonshëm, pak ditë para mbajtjes së protestës popullore në Bujanoc, nuk paraqet tjetër veç tentativë për frikësim të atyre që po organizojnë dhe atyre që dojnë të marrin pjesë në këtë protestë”, thotë Kamberi.

Kryetari i PVD-së përmend edhe marrjen në biseda informative të qytetarëve shqiptarë kinse për “xhihadizëm”.

“Këto raste lënë të dyshojmë se politika zyrtare në Serbi po tenton edhe me këto masa represive të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime e paralajmëruar për realizimin e të drejtave fondamentale. Pra, kjo është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve”, thotë Kamberi.

E gjithë kjo, sipas Kamberit, po ndodhë pr të shpërqendruar vëmendjen dhe për të demonizuar edhe protestën edhe kërkesat legjitime të shqiptarëve cilat Serbia, siç thotë më tej ai, i ka pranuar formalisht me nënshkrimin e tre marrëveshjeve me përfaqësuesit shqiptarë (2001, 2009 dhe 2013)

“Pavarësisht këtyre tentativave për frikësim, ne do të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përpjekjet tona për të drejta, për barazi e për liri. Kërkesa për vlerat demokratike, të drejtat tona, lirinë e shprehjes dhe dinjiteti ynë nuk mund të heshtën me fushata frikësimi”, shkruan Kamberi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gaza: Dy të vdekur në sulmet e kishës, Ati Romanelli i plagosur. Meloni: “Sulmet janë të papranueshme

Tragjedi në Irak, rreth 50 viktima nga zjarri në një qendër tregtare

Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Për Identitet e Dinjitet, #Protestë, #Shaip Kamberi
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Cakolli: Presidentja ka rol tërësisht ‘vulosës’ të vullnetit të deputetëve

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Gjykata arrestoi katër të dyshuar për sulmin terrorist në bashkinë e qytetit Crocus
Biden: Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin e Ukrainës
Policia e Shqipërisë: Gjashtë drejtues të MEK-ut nën hetime
Washington Post: SHBA është gati të propozojë që Evropa të njohë Krimenë si ruse si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?