By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA i kërkon Turqisë ta bindë Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA i kërkon Turqisë ta bindë Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA i kërkon Turqisë ta bindë Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 9:15 AM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po i kërkojë Turqisë dhe aleatëve të tjerë, të cilët kanë raporte me Iranin, që ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme, tha ambasadori amerikan në Turqi.

Ambasadori Jeff Flake i bëri këto komente teksa rajoni i Lindjes së Mesme po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni.

Haniyeh u vra më 31 korrik në Teheran të Iranit dhe për vrasjen e tij Irani dhe Hamasi fajësuan Izraelin, i cili po lufton me grupin radikal palestinez në Gazë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit politik të Hamasit.

“Ne u kërkojmë të gjithë aleatëve tanë që kanë raporte me Iranin që ta bindin që të ulë tensionet dhe këtu përfshihet edhe Turqia”, tha Flake gjatë një debati në Stamboll.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që situata të mos përshkallëzohet”, tha ai.

SHBA-ja dhe Turqia kanë pasur raporte të tendosura viteve të fundit, për shkak të aleancës së SHBA-së me kurdët sirianë që Turqia i cilëson terroristë, por edhe për shkak të blerjes së sistemeve ruse S-400 nga Ankaraja, që shtyri Uashingtonin të largonte Turqinë nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35.

Megjithatë, Flake tha se raportet ShBA-Turqi tash janë “më të mira”.

Ai vuri në dukje “rolin produktiv” që Turqia ka luajtur në atë që është konsideruar si këmbimi më i madh i të burgosurve mes ShBA-së dhe Turqisë që nga Lufta e Ftohtët, që u realizua përmes Ankarasë në fillim të gushtit.

“Ata nuk ishin të përfshirë në negociata, por në anën logjistike dhe luajtën rol të rëndësishëm”, tha Flake.

Në qershor, në një intervistë për Reuters Flake kishe deklaruar se Turqia qëndron fuqishëm me Perëndimin dhe partneritetin e saj me ShBA-në.

Por, gjatë debatit në Stamboll Flake tha se situata në Gazë është “shumë e vështirë”, dhe retorika e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, kundër Izraelit e ka bërë më të vështirë për Ankaranë që të luajë rolin e ndërmjetësueses. Ai tha se dallimet mes Ankarasë dhe Uashingtonit sa i përket Gazës janë zvogëluar pasi ShBA-ja “në mënyrë aktive” nisi të bëjë thirrje për armëpushim, por pranoi se ende ka mospajtime.

You Might Also Like

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

TAGGED: #Irani, #Lindja e Mesme, #ShBA-ja, #Turqia
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lojëra e ndyrë e Dodik: Denoncon prokurorin e Prokurorisë së BH që ka ngritur aktakuzë kundër tij!

Kosova Times Kosova Times August 16, 2023
Barcelona me fitore minimale ndaj Getafe
“U torturua 3500 orë për të pranuar krime që s’i kishte kryer”
I fejuari im vdiq në ditën e dasmës sonë – më pas zbulova sekretin e tij të errët
Ministri Staroviq dhe diplomatë të Rusisë dhe Bjellorusisë në kremtimin e ditës së çlirimit të Sremska Mitrovica
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?