By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti në darkë pune me Kallasin
May 22, 2025
Nderohen të rënët në masakrën në burgun e Dubravës
May 22, 2025
Autobusë të linjave ndërkombëtare pa kontrolle teknike, policia i gjobitë
May 22, 2025
Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend
May 22, 2025
PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri, shkelje e të drejtave të njeriut
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbledhja e qeverisë, publikohen të gjitha vendimet që u morën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbledhja e qeverisë, publikohen të gjitha vendimet që u morën
Lajme

Mbledhja e qeverisë, publikohen të gjitha vendimet që u morën

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 8:11 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe ka aprovuar disa rregullore e kërkesa.

Në njoftimin zyrtar, qeveria ka listuar të gjitha vendimet që ka marrë sot:

–     Miratuar Projektligjin për Aderimin në Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile apo Tregtare. Përmes tij synojmë aderimin në këtë Konventë dhe zgjeron rrjetin e organizatave dhe konventave ndërkombëtare në të cilat është anëtare dhe konsolidon subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar.

–     Miratuar Projektligjin për Aderimin në Konventën për Marrjen e Provave Jashtë Vendit në Çështjet Civile apo Tregtare. Aderimi në këtë Konventë shërben për të lehtësuar transmetimin dhe ekzekutimin e Letrave të Kërkesave; dhe për të çuar më tej përshtatjen e metodave të ndryshme që ata përdorin për këtë qëllim, me dëshirën për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellë gjyqësor në çështjet civile ose tregtare.

–     Miratuar Projektligjin për Aderimin në Konventën për Zgjedhjen e Marrëveshjeve Gjyqësore. Aderimi i Republikës së Kosovës në këtë Konventë garanton siguri e efektivitet në zgjidhjen ekskluzive të marrëveshjeve gjyqësore ndërmjet palëve në transaksionet tregtare, si dhe rregullon njohjen dhe zbatimin e vendimeve që rezultojnë nga procedurat e bazuara në marrëveshje të tilla.

–     Aprovuar Rregulloren për Edukimin, Trajnimin dhe Njohjen e Shërbimeve dhe Ekspertëve në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi bërthamor. Ajo përcakton kushtet e procedurave për formimin dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fushën e edukimit, trajnimit dhe certifikimit të shërbimeve dhe ekspertëve të angazhuar në mbrojtjen nga rrezatimi dhe sigurisë bërthamore. Përmes saj, do të sigurojmë standarde të larta dhe efektivitet në menaxhimin e rrezikut dhe në mbrojtjen nga rrezatimi për këtë sektor të rëndësishëm strategjik.

–     Aprovuar Rregulloren për Menaxhimin e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar e cila përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat e menaxhimit të burimeve financiare të programit, duke përfshirë edhe formulën e financimit, kriteret, vlerësimin, menaxhimin dhe monitorimin e zbatimit të projekteve që financohen nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

–     Aprovuar Rregulloren për Ekspertët, në përputhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

–     Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit dhe Njohjes së Statusit dhe të Drejtave të Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e kritereve dhe procedurave për vlerësimin e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, si dhe njohjen e të drejtave të tyre në përputhje me Ligjin.

–     Miratuar listën e dytë të pozitave të ekspertëve nga Raporti i dytë i Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

–     Plotësuar dhe ndryshuar vendimin përfundimtar Nr.05/188 të datës 14 shkurt 2024. Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi, Departamenti i Shpronësimit do të ketë mundësinë që të realizojë pagesën për pronat e shpronësuara, për Projektin “Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore: Konservimi dhe Investimi në Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana – Justiniana Secunda”, që njëherit është pjesë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

–     Plotësuar dhe ndryshuar vendimin përfundimtar Nr.35/178 të datës 13 dhjetor 2023. Me miratimin e këtij vendimi i jepet mundësia Departamentit të Shpronësimit të realizojë pagesat për pronat e shpronësuara. Ky vendim është pjesë e Projektit “Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut”, që përfshin një zonë të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, në Zonën Kadastrale të Dresnikut, të komunës së Klinës. Ky zhvillim nënvizon angazhimin e institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

–     Kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

–     Kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Republika e Kosovës ka arritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare dhe jemi shtet me standarde të larta të demokracisë e nivel të lartë të sundimit të ligjit, andaj në këtë linjë, tani Republika franceze është pajtuar që të avancohet tutje bashkëpunimi në fushën e ekstradimeve.

–     Aprovuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për transfer të mjeteve buxhetore në shumën deri në 800 mijë euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

–     Rialokuar mjete buxhetore në shumë prej 50 mijë euro nga projekti kapital “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim nder-komunal”, në projektin e ri kapital, Asfaltimi i Rrugëve “Pushka e Parë” dhe “Ali Gollaku” në Komunën e Obiliqit.

–     Dhënë në shfrytëzim pronat e menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevoja të Komunës së Dragashit.

–     Emëruar Jeton Qelën, Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

–     Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 10/68 të datës 23 mars 2022, në mënyrë që të mundësojë pranimin edhe të gazetarit të 21-të ukrainas në kuadër të programit Journalists-in-Residence Kosovo të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

–     Aprovuar kërkesën e Ministrisë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 1,999,000.00 për Përkrahje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

–     Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për projektin “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa Publike në Prizren nga “Programi Rajonal i Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka sjellë për aprovim nismën për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komunës së Prizrenit për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”. Shuma e Grantit është 270,000 euro, dhe do të përdorën për realizimin e punimeve për rindërtimin, rehabilitimin ose rinovimin e një sërë ndërtesash publike

–     Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.15/158 të datës 29 nëntor 2013, bazuar në Rregulloren 2018/1806 të BE-së (“Rregullorja e Vizave”). Komisioni Evropian monitoron përmbushjen dhe respektimin e vazhdueshëm të kritereve specifike të cilat rrjedhin nga marrëveshja për lëvizje të lirë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Evropian në vazhdimësi përgatitë raporte si pjesë e Mekanizmit të Pezullimit të Vizave të cilat kanë për qëllim të monitorojnë përafrimin e politikave të vizave me BE-në. Me këtë plotësim ndryshim vendoset regjimi i vizave për qytetarët e Republikës së Botsuanës, Republikës së Namibisë dhe Republikës së Afrikës së Jugut, kurse pika 8 e vendimit paraprak ndryshohet si në vijim: Bartësit e dokumenteve të udhëtimit të lëshuar nga Tajvani, lirohen nga kushti për të njoftuar paraprakisht Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës.

–   Aprovuar kërkesën e MAShTI-it për transfer të brendshëm në vlerë 7,375,138.00 euro për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

–     Ndarë 12,328,684.00 euro, për zbatimin e Masës 4.6 – Mbështetja e ndërmarrjeve publike, përkatësisht 4 milionë euro mbështetje për Ndërmarrjen Publike Trepça, Masës 4.1- Mbështetja për Shëndetësinë, përkatësisht 1.7 milion euro për blerjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizim të Poliklinikës në Podujevë, dhe Masës 4.2 – Mbështetja për Arsimin, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht 6.5 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

–     Shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” ShA Pejë (ME). /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti në darkë pune me Kallasin

Nderohen të rënët në masakrën në burgun e Dubravës

Autobusë të linjave ndërkombëtare pa kontrolle teknike, policia i gjobitë

Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend

PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri, shkelje e të drejtave të njeriut

TAGGED: #Mbledhja e 216-të, #Qeveria e Kosovës, #Vendimet
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it flasin për sundimin e ligjit

Kosova Times Kosova Times November 1, 2022
Një video dramatike po përhapet në rrjetet sociale, shikoni se çfarë ka bërë të ditur kryetari i komunës së Banja Lukës…
Xavi beson se Barcelona ende mund të luftojë për titullin e kampionit
Gjykata Kushtetuese kremton 14-të të vitit gjyqësor
Një kosovar humb jetën tragjikisht në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?