By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një stuhi e fuqishme kanibalësh do të godasë Tokën sonte
November 12, 2025
Kjo është lista e 20 ushtrive më të fuqishme në botë në vitin 2025: Ka surpriza
November 12, 2025
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
November 12, 2025
Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi
November 12, 2025
Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë
Ballina 1Lajme

BE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 8:16 AM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të saj së voni në veriun e vendit me shumicë serbe.

“Ne nuk kemi asgjë për të thënë për këtë temë të rihapjes së urës. Vetëm mund të rikujtoj për të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës [BE, ShBA, NATO dhe Britania e Madhe] kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, ndryshe rrezikohet që të mbetet e vetmuar dhe të mbetet prapa”, tha Stano.

Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, me gjithë kundërshtimin e vazhdueshëm ShBA-ja, BE-ja dhe vendet e QUINT-it.

Më herët këtë javë, ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka rrezik të vërtetë se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Ai tha se shpreson se Qeveria e Kosovës do ta dëgjojë kërkesën e tyre.

Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

I pyetur rreth kritikave të zyrtarëve të Qeverisë dhe të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj bllokut – i cili ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë në Bruksel – Stano tha se nuk ka të bëjë me ndonjë marrëveshje të re, por me zbatimin e asaj të arritur më parë për urën.

“Po ashtu mund të përsëris se çfarë e kemi këshilluar Prishtinën në një numër rastesh: Qeverisja e mirë nënkupton që t’u afrohesh dhe t’i angazhosh komunitetet ndaj të cilave kanë ndikim vendimet specifike. Që të merret me çështjen e urës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të thotë të diskutohen modalitetet e implementimit të marrëveshjes së arritur për urën e jo një marrëveshje e re”, shtoi ai.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët janë pajtuar më 2014 që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Është hapur vetëm njëra anë e saj për këmbësorë.

You Might Also Like

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi

Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara

IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

Basha takon Jiri Plecityn, diskutojnë edhe për Planin e Rritjes

TAGGED: #Aleatët, #BE, #Kosova
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK e Gjilanit kritikon qeverisjen e LVV-së për dështimet në infrastrukturë: Muri kinez në qendër, simbol i regresit

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
Kreditë e reja shënojnë rritje për muajin shkurt me 24.28 për qind
Çitaku: Qytetarët po e dëshmojnë rëndësinë e votës së tyre
Krasniqi: Mësimdhënësit, shtyllë e qëndrueshmërisë sonë kombëtare
Kuleba: Zelensky kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?