By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trazira në Los Anxhelos, policia hedh shok granata dhe plumba gome. “Largohu nga qendra”
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vërshimet lënë pasoja në furnizimet me ujë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vërshimet lënë pasoja në furnizimet me ujë
Ballina 1Lajme

Vërshimet lënë pasoja në furnizimet me ujë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 5:48 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Disa komuna në Kosovë po përballen ende me reduktime të ujit, si pasojë e vërshimeve të 20 nëntorit, që kanë shkaktuar turbullira në kanalin e ujit të ‘Ibër Lepencit’.

Kompania, Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’, ka thënë se me reduktime po përballen komuna e Fushë Kosovës dhe komuna e Drenasit.

Kjo kompani ka thënë se niveli i turbullirës është i lartë, por ka arritur të bëjë një zgjidhje alternative për furnizim me ujë të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe të një pjese të komunës së Obiliqit.

Zyrtarë të ndërmarrjes hidro-ekonomike ‘Ibër-Lepenci’, e cila furnizon me ujë të papërpunuar kompaninë, Ujësjellësi Rajonal Prishtina, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë duke punuar për të evituar problemin dhe se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të turbullirave.

“Pasi kanali është i tipit të hapur, është vështirë që të mbrohet nga ndikimi i natyrës/të reshurave në sasi kaq të mëdha. Jemi të vetëdijshëm edhe për problemet që mund të ndodhin edhe tek ujësjellësi rajonal. Por, ju garantojmë që jemi në përpjekje maksimale që t’i zbusim këto ndikime”, ka thënë kompania në një përgjigje me shkrim.

Si pasojë e reshjeve të shiut janë dëmtuar shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë.

Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër komunat e prekura më së shumti nga vërshimet.

Institucionet komunale qysh nga 21 nëntori kanë nisur të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka njoftuar po ashtu se është duke bërë hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet dhe hartimin e planeve për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe thatësira, në mënyrë që në situata të tilla të jetë më e përgatitur.

Ministria është zotuar se do t’i përmirësojë kapacitetet parandaluese dhe reaguese në situata të ngjashme.

Shirat e furishëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Për përmbytje të mëdha është raportuar edhe në korrik të këtij viti në disa komuna të Kosovës, përfshirë Vushtrrinë, Gjilanin dhe Prishtinën.​

You Might Also Like

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca uron Trump për zgjedhjen e tij president i ShBA

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Policia me angazhim të shtuar në ato zona të vendit ku ka vërshime
Aktakuza ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it
Analistët: Fushata zgjedhore pritet të intensifikohet me retorikë të ashpër
Kurti në prag të vizitës së diplomatëve: Nuk mund të kemi normalizim pa siguri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?