By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: “Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet!”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: “Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet!”
Lajme

Rama: “Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet!”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 10:51 AM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

– Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” nga ku ka folur për një reformë të re. Rama tha se kjo ka të bëjë me ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Sipas tij, këtë herë vëmendja do të jetë tek lirimi i hapësirave për plazhe publike, apo plazhe të cilat do të menaxhohen nga bashkia dhe do të ofrojë shërbim kundrejt një çmimi tavan të detyruar.

“Këtë vit numrat janë shumë më të mëdhenj se vjet, por duke qenë se nga një anë u turrën të gjithë dynjaja e shezllone dhe e plazheve të shtronte shezllone pafundësisht, të shkonte nëpër plazhe që deri dje nuk ishin të përdorur, të vinte dhe atje shezllone e çadra e ndërkohë dynjaja e shërbimit të hapte bara e rostorante, masa që shkoi në zonën e plazhit u fragmentua. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e atij volumi u shpërndanë kudo.

Tirana është bërë bazë turistike shumë e fuqishme, e paimagjinueshme deri para disa vitesh më përpara kur në Tiranë gushti nuk kishte këmbë njeriu. Por zonat e thella e malet janë plot, plot. Të vijë dita që Aeroporti i Tiranës të bëjë 245 fluturime. Erdhi momenti i shpërthimit”, tha Rama.Teksa fliste për masat që do të merren për sezonin e ardhshëm veror, Rama tha se edhe hotelet, do të marrin aq shezlonge sa kapacitet kanë në hotelet e tyre.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezlonge. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezlone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezlong. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezlonge e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë.

Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezloni në shezlon. Nuk mund ti çosh shezlonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa”, tha Rama.

Ai preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat. Sipas tij, nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri.

“Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke. Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”, tha Rama.dosja.al

You Might Also Like

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Alarmi i ambasades: Ndalim i përhershëm për hyrje në SHBA për mashtruesit me viza amerikane

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Vetaksident në Kaçanik – vdes një person
Shkupi refuzoi një kërkesë të Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake
Ne shkollat ​​ruse do të fillojnë të mësojnë përdorimin luftarak të dronëve
Mbesa e Musolinit: Po largohem nga partia e kryeministrit italian, është shumë e djathtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?