By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Futbollisti Mario Pineida (33), lojtar i herëpashershëm i ekipit kombëtar të Ekuadorit, u vra në mes të rrugës
December 18, 2025
Kongresi nuk do ta ndalojë Trumpin për të parandaluar …
December 18, 2025
Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një strukturë sekrete ukrainase
December 18, 2025
Kina vendos taksë mbi prezervativët për të rritur lindjet
December 18, 2025
VIDEO Ukrainasit godasin tankerin në një qytet rus. Ka të vdekur
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të ShBA-së për të diskutuar zhvillimet kryesore të sektorit financiar dhe forcimin e bashkëpunimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Guvernatori Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të ShBA-së për të diskutuar zhvillimet kryesore të sektorit financiar dhe forcimin e bashkëpunimit
Lajme

Guvernatori Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të ShBA-së për të diskutuar zhvillimet kryesore të sektorit financiar dhe forcimin e bashkëpunimit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 10:52 AM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Thesarit të ShBA-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, z. Mathew Haarsager. Diskutimet u përqendruan mbi gjendjen makroekonomike të Kosovës, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe iniciativat e ndërmarra nga BQK-ja në përputhje me Planin e saj Strategjik 2024-2028.

Guvernatori Ismaili nënvizoi stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke vënë në pah performancën e qëndrueshme të sektorit, përfshirë normën e ulët të kredive jo-performuese dhe nivelin e lartë të kapitalizimit.

Gjatë takimit, Guvernatori i BQK-së i shprehu mirënjohjen z. Haarsager për mbështetjen thelbësore të ofruar nga Departamenti i Thesarit amerikan. Ai theksoi përfitimet nga projektet e ndryshme të përkrahura nga Thesari i ShBA-së, të cilat kishin synim zhvillimin e tregut të obligacioneve qeveritare, krijimin e infrastrukturës së nevojshme të tregut dhe lehtësimin e iniciativave të tjera që avancojnë sistemin financiar të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutuan bashkëpunimet aktuale të mbështetura nga USAID-i, të, cilat kanë qëllim krijimin e një kornize dhe infrastrukturë të qëndrueshme të tregut të kapitalit. Këto projekte janë jetike për promovimin e stabilitetit financiar dhe rritjes ekonomike të Kosovës, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përgjigje të nevojave të tregut.

Guvernatori Ismaili ritheksoi rëndësinë e partneriteteve dhe të bashkëpunimeve ndërkombëtare në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës. Angazhimi me Thesarin e ShBA-së ka për synim forcimin e më tejmë të marrëdhënieve dhe promovimit të një mjedisi të qëndrueshëm financiar në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të dy palët në mbyllje të takimit rikonfirmuan zotimin për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

TAGGED: #BQK, #Thesari i ShBA-së
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: Vetëm dje Qeveria vazhdon korrupsionin me katër kontrata një burimore

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Greqia vazhdon luftën me zjarret
Opozita maqedonase kërkon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamenare
Osmani: Vrasja e sotme e gruas në Pejë është femicid
Borrelli në Nju Jork pret në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?