Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Gjatë vikendit më ka ra në sy sipërfaqësisht një intervistë e kryetarit të LDK Abdixhikut me Jeta Xharra. Nuk kam pas mundësi me përcjellë, por një premtim më ka dalë vazhdimisht në feed: Premtimi për “rritje pagash për të gjithë sektorin publik javën e për”. Pastaj Jeta duke thënë: kjo nënkupton 36% rritje për të gjithë? Qaty e kam ndërpre videon, se diçka nuk shkojke.
Çka ka ndodhë kështu me LDK? Pse nuk po flasim ne si kemi me rritë ekonominë dhe bizneset, por po flasim për rritje pagash pa elaboruar si të rrisim ekonominë dhe fuqizojmë bizneset? A është kjo Rruga më e Re? Me siguri kjo tregon që LDK po ndihet nën presion. Ata po e akuzojnë Albin Kurtit për popullizëm. Por a nuk është ky premtim popullistë ‘at its best’?
Rritja e pagave në kohë zgjedhjesh është tentim korruptimi i votuesve. “Ama votën ta rriti pagën”. “Menjëherë ta rriti, ditën e parë”. E kush e paguan këtë barrë të re? Kush e paguan rritjen e pagave 36% pa u rritë ekonomia si ishte dashur? Bizneset e paguajnë. Kjo është një barrë shtesë për sektorin privat edhe ashtu nën presion të lartë që sa vite nga politikat e majta të qeverisë.
A është LDK parti e djathtë apo e majtë? Një parti e majtë kishte bë këtë ndoshta. Dmth rritje pagash të sektorit publik në dëm të sektorit privat. Kjo nuk është politikë e djathtë. Një parti e krahut të djathtë do të i rriste dhe fuqizonte bizneset dhe ekonominë e pastaj kishte rritur pagat.
Prej LDK e Abdixhikur presim me na tregu si do zgjidh LDK deficitin tregtar që ka kalu -5miliardë në vit, rreth 50% të ekonomisë që po rrjedhë e humbasë jashtë vendit secilin vit! Apo si do i ulim normat e interesit të kredive për biznese që të kemi një shtytje të investimeve private dhe forcim të sektorit privat? Pastaj rritja e pagave.
Por shifet që LDK po tenton me fitu sa më shumë vota me këto lëvizje, por ndoshta kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për të. Ndoshta ruajta e kredibilitetit të saj ka më shumë rëndësi sesa disa vota më shumë. Edhe ashtu LVV e Kurtit do të del e para dhe këto ‘premtime populliste’ nuk kanë asnjë peshë apo ndikim final.
Përndryshe LDK dhe Abdixhiku kanë bërë një punë të mirë. Ata kanë punuar gjatë në fuqizim të degëve të partisë dhe e kanë zhvilluar një program politik dhe ekonomik: Rruga e Re. Ata kanë edhe anëtarë të ri që janë kredibil dhe të eksperiencuar. Dhe partia është në rrugë të mirë të krijoj një identik të ri pozitiv dhe të pozicionohet mirë për të ardhmën.
Tash është me rëndësi që startegjia e LDK mos me qenë e fokusuar në terme afatshkurtra 5-6 muaj apo për një palë zgjedhje. Reformat dhe investimet në LDK janë afatgjatë. Ndonjë votë më shumë apo më pak nuk do të ketë asnjë ndryshim për partinë në këto zgjedhje. Në fakt, LDK ndoshat është më mirë të strategjizoj në atë mënyrë që ndoshta mos të fitoj shumë tash menjëherë, por ta fitoj të ardhmen.
Edhe në intervistën e Jeta Xharra mënyra si është prezantuar Lumir Abdixhiku nuk ka qenë si ‘Kryetar i LDK’ por si “Kandidat për Kryeministër” … për pak me qenë ‘Kryeministër i Ardhshëm’. Personalisht mendoj që Lumiri e meriton me qenë kryeministër. Ai është një profesionist i mirë me eksperiencë dhe edukim shumë të mirë. Por kjo nuk nënkupton që ai patjetër duhet të bëhet tani. Le të bëhet, nëse pjekën kushtet, por jo me çka kusht. Abdixhiku duhet të bëhet KM me stil dhe me parime e standarde të larta. Jo me premtime populliste para zgjedhjeve.