By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `E drejta për gjuhën e shenjave`, diskutohen sfidat e personave të shurdhër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > `E drejta për gjuhën e shenjave`, diskutohen sfidat e personave të shurdhër
Ballina 1Lajme

`E drejta për gjuhën e shenjave`, diskutohen sfidat e personave të shurdhër

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 8:54 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrisë dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve kanë organizuar të premten konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave”. Në këtë konferencë u diskutua për sfidat, me të cilat përballen personat e shurdhër dhe të verbër.

Me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave” Zyra për Qeverisje të Mirë në Kryeministri dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, mbajtën konferencë për shënimin e Javës Ndërkombëtare të të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave.

“Sot ne jemi këtu për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare dhe për të diskutuar për progresin, sfidat dhe vështirësitë që kemi në fushën e të drejtave për personat me aftësi të kufizuar, ne veçanti për peronat e shurdhër. Natyrisht për të ju informuar me procesin e ri që e kemi marr si qeveri, për të zhvilluar koncept-dokumentin që ka të bëjë me lehtësimin apo ofrimin e gjuhës së shenjave në përgjegjësi për personat e shurdhër për të diskutuar për progresin e sfidat që kemi në edukim, shëndetësi e mirëqenie sociale” tha Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit .

“Qëllimi i qeverisë është që të siguroj mundësi të barabartë për të gjithë, qasje për të gjithë. Duhet të punohet edhe më shumë, të bëhen reformat në shkolla, duke filluar me personelin. Jemi në proces të përfundimit të strategjisë për personat me aftësi të kufizuar… Zotohemi në përmbushjen e të gjitha obligimeve që kemi. Në çdo institucion do të ofrojmë shërbime për personat me aftësi të kufizuar. Vetëm bashkë mund ti zgjidhim problemet tona”,deklaroi  Emilija Rexhepi- zëvendëskryeministre.

Besnik Parduzi, kryetar i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, ka thënë se shpreson që koncept-dokumenti për këta persona i hartuar nga qeveria të kalojë deri ne dhjetor të këtij viti.

“Sot mblidhem që të reflektojmë se cilat janë sfidat që përballemi. Koncept dokumentin është dorëzuar një draft dhe shpresojmë që deri në fund të dhjetori kjo të aprovohet dhe të kemi hapa të tjerë për komunitetin e shurdhërve. Shpresoj që kjo të arrihet deri në dhjetor, që koncept-dokumenti të kaloj”, tha Parduzi.

Pjesëmarrës në këtë konferencë theksuan se presin nga qeveria që t’i përmbushe premtimet e tyre, siç është gjithëpërfshirja e gjuhës së shenjave.

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

TAGGED: #Dita Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, #Java Ndërkombëtare e të Shurdhërve, #Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave, #Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrisë
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministrja zvicerane ka frikë nga një kolaps financiar: “Shikoni Amerikën, është një bombë me sahat”

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë
Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet
Merkel: Bëra gjithçka për të parandaluar shpërthimin e luftës në Ukrainë
Rama: Gjatë pandemisë u lamë jashtë Europës, kontrabanduam vaksina nga Italia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?