By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dedaj: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dedaj: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve
Ballina 1Lajme

Dedaj: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 8:15 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti i tyre ra në liqenin e Badocit, eksperti i trafikut Nol Dedaj në një lidhje direkte për Lajmet Qendrore të RTK-së nga vendi ku ndodhi aksidenti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Dedaj theksoi nevojën e krijimit të instituteve përkatëse për hulumtimin e aksidenteve rrugore, duke vënë theksin te rëndësia e zbardhjes së shkaqeve të sakta që kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

“Patjetër institucionet tona duhet të krijojnë institutet përkatëse për hulumtimin e aksidenteve, siç është rasti tani, pasi patjetër duhet të zbardhen edhe faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në aksident dhe në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të merren edhe masat preventive”,  theksoi Dedaj.

Një nga faktorët e aksidenteve që Dedaj përmendi është gjendja e infrastrukturës rrugore. Ai potencoi se në vendin ku ndodhi aksidenti ka pasur disa herë të tjera aksidente dhe problematika kryesore sipas tij lidhet me punimet në rrugë dhe mungesën e sinjalizimeve të duhura.

“Institucionet tona duhet të bëjnë sinjalizimin e mirëfilltë që drejtuesit të jenë të informuar për rreziqet dhe punimet në rrugë”, u shpreh Dedaj.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Dedaj, është sjellja e drejtuesve të automjeteve. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e tyre në bazë të kushteve të rrugës, jo thjesht të kufizimeve të vendosura.

“Drejtuesit e automjeteve në këtë aks rrugor është e domosdoshme që t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugës, jo më shpejtësisë së kufizuar. Edhe mbrëmë kemi pasur reshje shiu dhe asfalti ka qenë shumë i lagur, derisa koficienti i fërkimeve nuk është më ai i ditës dhe kalon prej 0.8 në 0.2 dhe drejtuesi i automjetit ka vështirësi ta drejtojë atë nëse nuk e ka të zhvilluar shpejtësinë e sigurisë. E kjo adaptohet nga secili drejtues i automjetit në bazë të kushteve të krijuara, e sidomos kur është errësirë”, tha Dedaj.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

TAGGED: #Aksident me fatalitet, #Nol Dedaj
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një rafineri nafte mori flakë pranë Kaluga pas një sulmi me dron 1 orë më parë

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
A do të arrihet marrëveshja ndërrmjet Serbisë dhe Kosovës gjatë 2023?
Hungaria kundërshton planin e BE-së për më shumë fonde për Ukrainën
Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia
Zhonglimi i Vuçiqit ne politikën e jashtme të : Nga një takim i përzemërt me Olena Zelenska në një leksion në Shtëpinë Ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?