By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jetojmë me dhimbje: Shqiptarja nga Izraeli ndan përjetimet një vit nga lufta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Jetojmë me dhimbje: Shqiptarja nga Izraeli ndan përjetimet një vit nga lufta
Ballina 2Rajon / Botë

Jetojmë me dhimbje: Shqiptarja nga Izraeli ndan përjetimet një vit nga lufta

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 6:41 PM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Është bërë një vit që përditshmëria e Irena Steinovës është e ndarë në mes të zakonshmes dhe vigjilencës për sulme të mundshme nga raketat.

Steinova që jeton në qytetin Be’er-Sheva në jug të Izraelit kujton të jetë zgjuar nga sirenat një vit më parë, kur nisi sulmi nga Hamasi, grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë atij sulmi militantët i vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë, ndërsa si përgjigje ndaj këtij sulmi, Izraeli nisi ofensivë në Rripin e Gazës, nga e cila u vranë më shumë se 41 mijë palestinezë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ende vazhdon.

“Patëm disa muaj raketa. Pastaj u pakësua numri i raketave dhe vazhduam jetën e përditshme”, thotë Steinova.

E lindur në Shqipëri, ajo ishte larguar në Izrael në vitin 1991 për shkak të tensioneve politike në vendlindje, si dhe përkatësisë hebreje të nënës së saj.

Ndonëse përditshmëria po vazhdon, ajo thotë se ndien vazhdimisht dhimbje për jetët e humbura deri më tani nga lufta, dhe ato që mund të humbin më tej.

“Dhimbja është shumë, shumë e madhe gjatë këtij viti. Disa herë kam ardhur në një moment të shkul flokët! Jeta e përditshme e jona ka qenë e shoqëruar me dhimbje, si të them. Çdo gjë që bënim, e bënim me trishtim dhe me dhimbje”, rrëfen Steinova.

Steinova, 68-vjeçare, tani ka mësuar se si të ruhet nga sulmet e mundshme ajrore, ndonëse thotë se sirenat paralajmëruese e trishtojnë.

“Dal te hyrja tek ashensori ku janë dyert e disa apartamenteve, është një hapësirë aty ku thonë se e gjitha ajo është e betonuar dhe mund të rrimë aty. Edhe… rri aty. Edhe e lus Zotin”, tregon ajo.

Më së shumti, Steinova thotë se frikësohet për sigurinë e djalit, i cili jeton po ashtu në qytetin rreth 40 kilometra nga Rripi i Gazës.

“Ekziston një ndjenjë kështu që mos po ndodh diçka, duhet të ruhemi, por unë jam e parimit që nuk jetohet me frikë, edhe kemi vazhduar jetën me një fjalë, gjithmonë duke iu lutur Zotit që mos të na ndodhë diçka”, rrëfen tutje ajo.

Për pensionisten, një ngushëllim vjen edhe nga festimi i festave fetare, takimi me miq por edhe ushtrimi i hobit të saj, shahut.

Përveç që është instruktore e shahut për fëmijë autikë, ajo shpesh merr pjesë edhe në gara shahu.

Garën e fundit ajo e mbajti së bashku me dhjetëra shahistë në një lojë simultante të organizuar në një shesh të Jerusalemit, në fund të shtatorit.

Irena Stein-Steinova në një lojë shahu në Jerusalem.
Irena Stein-Steinova në një lojë shahu në Jerusalem.

Pavarësisht frikës, ajo thotë se deri më tani nuk ka menduar ndonjëherë ta braktisë Izraelin.

“Sidomos ne, si shqiptarë, nuk e ndiejmë atë që në kohën e rrezikut të braktisim tjetrin. Duhet të rrimë këtu dhe t’i japim kurajë dhe të bëjmë diçka për popullin”, thotë ajo.

Ndërkohë, ndonëse nën frikën e raketave, për Irenën është i rëndësishëm festimi i festave fetare apo shtetërore së bashku me komunitetin që e rrethon në Izrael.

“Në fenë hebraike ka një shprehje që thotë: Është sevap i madh të jetosh në gëzim.

Edhe në qoftë se je në hidhërim, duhet të ‘jetosh me gëzim’ – e ka kuptimin që duhet të çosh jetën përpara”, thotë ajo.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

TAGGED: #Irena Steinova, #Izrael
Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekuestrohen 50 fishekë në Aeroportin e Prishtinës

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave
Anton Cena triumfon në Portugali, sjell medaljen e artë për Policinë e Kosovës
Kina, ish-trajneri i kombëtares së futbollit dënohet me 20 vjet
Hani këtë ushqim çdo mëngjes dhe yndyra e barkut do të shkrihet në mënyrë magjike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?