By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Shënohet 35-vjetori i Kuvendit të Juristëve në Isniq
October 10, 2025
PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim
October 10, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik
Ballina 1Lajme

Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik

Kosova Times
Last updated: 2024/10/20 at 9:35 PM
Kosova Times Published October 20, 2024
Share
SHARE

Në rrjetin elektrik në Vlashnjë të Prizrenit nuk është investuar me dekada. Gjendja është rënduar edhe më shumë në ditët e fundit, pasi disa shtylla janë rrëzuar e telat kanë prekur tokën në pronat e banorëve të këtij fshati.

Banorët e këtij fshati ndihen të rrezikuar si për vete, ashtu edhe për kafshët që shfrytëzojnë kullotat.

“Unë shkoj në orën 5 në punë, në shkollë, ku e di unë ku shkeli për shembull. Ka kaluar një fmijë i yni dhe në moment u rrëzua një shtyllë, por për fat të mirë nuk ka pas diçka të keqe. Edhe këta që janë krejt të shkulëm janë, vetëm jemi duke i mbajt me kablla”, tha  Adnan Skleraj, banor i Vlashnjes.

“Rrjeti elektrik është shumë i rrezikshëm në pjesën tonë, pak më lart dy- tri shtylla kanë ra në tokë, kabllot janë në tokë. Jemi shumë të keqtrajtuar me rrymë, për ç’do mëngjes, hajdeni kur të doni në orën 6 për çdo mëngjes kemi ndalje të rrymës, jo një ditë por çdo ditë”, tha banori tjetër i kësaj lagjeje, Pelivan Hoxha.

Të rrezikuar nga shtyllat elektrike dhe telat e rrymës ndihen edhe udhëtarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

“Problemi është se dikush ja gjun fajin komunës e dikush atyre të KEDS-it, sepse ato thonë se duhet me shku në procedura, me bë kërkesa për shtyllat e KEK-ut për intervenim, si ne që jemi mësuar me ja gjujt fajin njëri – tjetrit”, tha Arjanit Kastrati udhëtar.

Përfaqësuesi i fshatit Petrit Hoxha, thotë se ka kërkuar ndihmë nga Kuvendi Komunal, por që ky problem nuk është kompetencë e komunës. Hoxha thotë se janë të njoftuar rreth një projekti të KEDS-it i cili do të duhej të niste në pranverë.

“Edhe unë si kryetar i bashkësisë lokale nuk e di se pse nuk ka filluar ende rregullimi i këtyre shtyllave, të cilat rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve, sepse këta tela janë rreth tokës dhe pronarët e tyre nuk kanë mundësi që të kenë qasje në tokat e tyre shkaku i kabllove elektrike”, tha ai.

Për këtë gjendje, RTK ka kërkuar përgjigje edhe në zyrën për marrëdhënie me publikun të KEDS-it.

Lulzim Krasniqi, zëdhënës i kompanisë ka theksuar: “Ekipet e KEDS-it do të dalin në vend për të verifikuar gjendjen e tyre dhe, nëse këto janë asete të KEDS-it, si dhe varësisht nga nevoja, edhe do të veprohet. Në rast të këtillë, KEDS-i do të përkujdeset për mirëmbajtjen e këtij rrjeti deri në miratimin e një plani investiv për këtë zonë”.

You Might Also Like

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Mbrojtja e mjedisit prioritet i Prokurorisë Themelore në Pejë

Lirohet Nezir Mehmetaj

TAGGED: #Rrjeti i amortizuar elektrik, #Vlashnjë
Kosova Times October 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni palestinez njoftohen me praktikat në Kosovë nga kryeprokurori Kelmendi

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Kurti njofton edhe ambasadorin francez për mbarëvajtjen e konvertimit të targave
Nëntë persona lëndohen në aksidentin e dy veturave në Kopiliq të Skenderaj
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për spiunazh
Një administrator ukrainas i Wikipedia-s në gjuhën ruse vdiq pranë Bakhmut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?