By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asociacioni pritet t’i mbetet detyrë kryeministrit të ardhshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Asociacioni pritet t’i mbetet detyrë kryeministrit të ardhshëm
Ballina 1Lajme

Asociacioni pritet t’i mbetet detyrë kryeministrit të ardhshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 4:16 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, nuk e përjashton mundësinë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i pritur qëllimisht zgjedhjet parlamentare – të planifikuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm – për ta dërguar draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

“Kombinimet e reja pragmatike të autoriteteve mund të ofrojnë opsione për zgjidhje të suksesshme”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Por, shton se Kurti nuk do të mund ta shmangë këtë çështje pafundësisht, nëse i fiton zgjedhjet e ardhshme, sepse trysnia e bashkësisë ndërkombëtare do të jetë më e fortë.

Ai pret që, në muajt e ardhshëm, Kurti ta intensifikojë diskursin e tij kundër Asociacionit, “duke shpresuar të ketë një efekt pozitiv zgjedhor populist”.

Në fillim të kësaj jave, më 21 tetor, u bë një vit prej se përfaqësuesit e Pesëshes së Madhe – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia – u prezantuan Kosovës dhe Serbisë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili duhet ta zgjidhë çështjen e pozitës së komunitetit serb në Kosovë dhe t’i mbrojë të drejtat e tyre.

Në atë kohë, BE-ja tha se është një “model modern” për mbrojtjen e komuniteteve pakicë dhe dokumenti u pranua në parim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, kryeministri Kurti refuzoi ta bënte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit, përkatësisht ta dërgonte draft-statutin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse bashkësia ndërkombëtare ia kërkoi gjatë gjithë vitit.

Herën e fundit, një thirrje të tillë e bëri ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë më 21 tetor.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse është duke e konsideruar dërgimin e draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, por nuk mori përgjigje.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë se nga Qeveria e Kurtit nuk mund të pritet ndonjë hap drejt krijimit të Asociacionit përpara zgjedhjeve, por as pas tyre, nëse ato i fiton partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Si argument për këtë, ai kujton se, në maj të këtij viti, Qeveria e Kurtit refuzoi ta dërgonte draft-statutin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse një gjë e tillë ishte kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova, me vetëdije, zgjodhi të mbetet pa u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Nuk është reale që ai ta dërgojë draftin për shqyrtim tani kur nuk ka asgjë para vetes”, thotë Gogiq.

Franca dhe Gjermania kërkuan nga Kosova që të ndërmarrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi në prill rekomandimin që Kosova të pranohej në këtë organizatë.

Kurti, megjithatë, e refuzoi një gjë të tillë, me arsyetimin se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë diskutohet në Bruksel, e jo në Strasburg – ku e ka selinë Këshilli i Evropës.

A mund ta bindë Perëndimi Kurtin që ta formojë Asociacionin?

Muhaxhiri, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se Kurti është i vetëdijshëm se nuk do të ketë marrëdhënie të mira me ShBA-në dhe BE-në, pa e trajtuar në mënyrë konstruktive këtë temë.

Sipas tij, ai nuk mund t’i humbasë pafundësisht mundësitë e rëndësishme për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Në këtë kontekst, obligimi kryesor i kryeministrit të ardhshëm të Kosovës do të jetë që të punojë në një plan të detajuar, të bazuar në realitet, në progres të madh ndërkombëtar të Kosovës dhe në shanse më të mëdha për pranim të përgjithshëm nga të gjithë aktorët. Gjithçka tjetër do të thotë vazhdim i status quo-së aktuale negative”, thotë Muhaxhiri.

Gogiq nga Beogradi kujton se Kurti vazhdimisht e kushtëzon formimin e Asociacionit me zbatimin e marrëveshjeve të tjera, që janë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe thotë se ai do të ndërmerrte hapa konkretë vetëm nëse Serbia do ta pranonte njohjen e pavarësisë së Kosovës – de jure ose de facto.

“Autoritetet në Prishtinë e refuzojnë Asociacionin si të tillë, por janë të gatshme ta konsiderojnë atë në këmbim të ndonjë lloj njohjeje nga Serbia, të cilën Serbia nuk është e gatshme ta ofrojë”, thotë Gogiq.

Sa është i rëndësishëm Asociacioni për Perëndimin?

Gogiq beson se edhe pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova do të vazhdojë t’i shmanget detyrimit për formimin e Asociacionit, sepse, siç thotë, shtetet perëndimore nuk janë të interesuara t’i vendosin Kosovës kushte më serioze për këtë çështje.

Sipas tij, vendet perëndimore e mbështesin formimin e Asociacionit, por jo me çdo kusht.

Megjithatë, shton se, në periudhën e fundit, ka interesim më të madh për të arritur një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Asociacioni është një shtyllë e pashmangshme e këtij procesi.

“Është e qartë se kryeministri Kurti nuk ka ende një zgjidhje kreative për të kapërcyer hendekun e madh midis refuzimit absolut të Asociacionit – derisa ka qenë në opozitë – dhe presionit të ashpër për pranimin e tij – tani që është në pushtet”, thotë Muhaxhiri.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha në një intervistë për televizionin kosovar, Klan Kosova, më 22 tetor, se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese do të mundësonte përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Në fillim të tetorit, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Kosovës nuk i kërkohet të marrë vendim përfundimtar për formimin e Asociacionit, por se për të siguruar mbështetje për anëtarësimin në Këshill të Evropës, i mjafton ta dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se një deklaratë e tillë e bën të pakuptimtë dialogun dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Zyrtarët e lartë në Serbi e përshkruajnë Asociacionin si “mekanizmin e vetëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.

Kosova dhe Serbia ranë dakord për formimin e tij në vitin 2013, ndërsa më 2015 u pajtuan për parimet mbi bazën e të cilave do të duhej të themelohej.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi po atë vit se këto parime nuk janë plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës, por se ato mund të harmonizohen.

Ndërkohë, vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia e pranuan Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve, një nga pikat e së cilës kërkon që komunitetit serb në Kosovë t’i ofrohet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit, përkatësisht Asociacioni.

You Might Also Like

Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë

Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro

Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

TAGGED: #Asociacioni i komunave me shumicë serbe, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reagon vëllai i Thaçit ndaj Speciales

Kosova Times Kosova Times February 27, 2025
SBU raportoi rreth gjashtë muaj akses nga hakerat rusë në operatorin më të madh celular në Ukrainë
Policia jep detaje për bastisjet në MINT dhe në pronat e një bisnismeni
Kryeministri në takim me BERZh-in, thotë se ekonomia është e qëndrueshme
Krasniqi: Intervenimi i NATO-s, moment historik për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?