By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin
June 2, 2025
Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë
June 2, 2025
Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës
June 2, 2025
‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll
June 2, 2025
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Plani i Presidentit Zelensky për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Plani i Presidentit Zelensky për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti
Ballina 2Rajon / Botë

Plani i Presidentit Zelensky për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 6:41 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Plani i Kievit për fitoren e luftën, i prezantuar këtë muaj nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka marrë tashmë vlerësime nga partnerët perëndimorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakaletes njofton nga Kievi se çfarë mendojnë ekspertët dhe banorët e Ukrainës lidhur me planin e fitores.

Plani i Fitores i Presidentit Zelenskyy përbëhet, mes të tjera, nga pesë pika.

“Nëse fillojmë zbatimin e këtij plani specifik për fitoren, deri vitin e ardhshëm mund t’i japim fund luftës”, thotë Presidenti Zelenskyy.

Plani kërkon ftesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe vendosjen e një pranie të mjaftueshme ushtarake jo-bërthamore në territorin e saj për siguruar përmbajtjen e Rusisë. Reagimi i partnerëve perëndimor është i paqartë. Qëndrimet e ukrainasve po ashtu. Natalia është banore e Kievit.

“Plani është real por nuk varet nga Ukraina”.

Oleg, një tjetër banor i Kievit, mendon ndryshe.

“Kam bindjen e plotë se gjithçka do të vendoset në fushën e betejës. Miku më i mirë i Ukrainës janë forcat tona të armatosura”.

“Do të kemi mbështetje. Shpresojmë për më të mirën, por ndoshta do të duhet të luftojmë për veten tonë”, thotë Oksana, banore e Kievit.

Analisti i shkencave politike, Mykola Davydiuk, thotë se plani përmban shumë pika jorealiste për partnerët perëndimorë.

“Po të kishim katër pika realiste dhe një jo të tillë, mund të bëhej një përjashtim. Përgjigja është se plani është i shkëputur nga realiteti”.

Analisti thotë se ukrainasit janë të fundit që njihen me planin, pas të gjithë partnerëve të huaj të Kievit. Disa pika nuk u janë shpjeguar atyre, siç është një marrëveshje me aleatët për të ndihmuar në mbrojtjen e burimeve kritike të vendit si dhe investimi dhe shfrytëzimi i përbashkët të këtyre burimeve.

“Mbrojtja e burimeve përmes kapitalit perëndimor, i cili mund të marrë pjesë në prodhim, është gjë e mirë. Por është e nevojshme t’u shpjegojmë njerëzve se për çfarë burimesh bëhet fjalë dhe cilat do të ishin përfitimet për vendin”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Mykola Davydiuk.

Profesori Valerii Pekar, me ‘Shkollën e Biznesit Kyiv-Mohyla’, thotë se një pyetje tjetër është se pse ky plan nuk ka një listë veprimesh për vetë ukrainasit.

“Shumë njerëz besojnë se kjo është vetëm gjysma e planit, sepse tregon pritshmëritë e Ukrainës nga aleatët e saj. Por Ukraina ka shumë probleme me sistemin e administratës publike, mobilizimin, sundimin e ligjit. Dhe pyetja është se çfarë do të bëhet për këtë”.

Eksperti i çështjeve ushtarake, Evgen Dykyj, thotë se ekziston një shqetësim për veprime alternative të Ukrainës nëse partnerët nuk e zbatojnë ‘Planin e Fitores’.

“Deri tani duket sikur nuk kemi një plan B. Partnerët e koalicionit do të duhet të bëjnë atë që kërkojmë ne, ose do të kapitullojmë, apo çfarë? Plani B duhet të jetë mobilizimi total i popullsisë dhe financave, duke transferuar gjithçka në linjat ushtarake dhe ta bëjmë luftën vetë”.

Profesori Valerii Pekar thekson se aleatët perëndimorë duhet ta kuptojnë se si do të duket bota pas luftës.

“Nëse fiton Ukraina, do të kemi një botë më të sigurt, ku funksionojnë rregullat. Në të kundërt, do të jetë një botë ku çdo diktator bën çfarë të dojë në zonën e interesave të tij”.

Pas gati tre vjet lufte, agresori rus po përparon në Ukrainën lindore. Vendi përballet gjithashtu me një dimër të vështirë, pasi sulmet ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të sistemit energjetik.

You Might Also Like

Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë

‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll

Kamioni i ngarkuar me dron shpërthen në anë të rrugës përpara se të arrijë objektivin në Lindjen e Largët të Rusisë

Etna shpërthen, magma del në sipërfaqe, turistët ikin të panikosur… (FOTO, VIDEO)

Kryeministri britanik Starmer planifikon të transferojë emigrantët në BiH dhe rajon, MI6 paralajmëron se kjo është një mundësi për shërbimet ruse

TAGGED: #Plani i fitores, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Ka marrëdhënie të vështira me të vërtetën”: Deputeti i Bundestagut poshtëroi Vuçiqin

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë
A është Mali i Zi një çmim në marrëveshjet e Vuçiqit me Perëndimin?
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, vdes një 21 vjeçar
Cilin kandidat mbështesin të rinjtë, Biden apo Trump?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?