By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin
October 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 11, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
October 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Prezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës
Lajme

Prezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 8:06 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Pas Komunës së Pejës dje, sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, buxhetin për vitin 2023 e prezantuan para qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Duke qenë buxheti më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë, ai tha se gjatë hartimit të tij, Qeveria është siguruar që ky buxhet të jetë më shumë për të gjithë.

Përpos që më shumë për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë më shumë edhe për komunat.

Rreth 100 milionë euro më shumë se këtë vit, parashihet të jetë buxheti për komunat e Republikës së Kosovës.

Më shumë se vitin e kaluar është planifikuar të jetë edhe buxheti për Komunën e Gjakovës, i cili pritet të arrijë vlerën prej 31,558,422 euro.

Ndër të tjerash, për vitin e ardhshëm Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndarë 11 milionë euro për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë. Mbi 2.5 milionë euro janë planifikuar në fushën e arsimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe 1 milion tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë, nga ministria përkatëse.

Pas prezantimeve fillestare, kryeministri Kurti së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi patën rastin të bashkëbisedojnë me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve tyre mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër.​/Kosovatimes/

You Might Also Like

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
Pasta me fëstëkë: Një pjatë e shijshme kremoze që zgjon të gjitha shqisat
Analistët: Heqja e dëshmitarëve në Hagë, vlerësim i gabuar i Speciales
Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin
Konferenca e Sigurisë në Munih: Shpresë e pasiguri për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?