By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës hap rrugën për një ekosistem inovativ në vend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës hap rrugën për një ekosistem inovativ në vend
Lajme

Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës hap rrugën për një ekosistem inovativ në vend

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 1:33 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me projektin EnInGeP*, sot organizoi ngjarjen “Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës: Prezantimi i gjetjeve fillestare dhe hapat e ardhshëm”. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë, ambasadave, sektorit privat, dhe akademisë, duke krijuar një platformë të pasur për të diskutuar të ardhmen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

Gjatë ngjarjes u prezantua udhërrëfyesi më i detajuar i hartuar ndonjëherë në fushën e inovacionit për Kosovën, i cili është gjithashtu hapi i parë konkret drejt themelimit të Fondit të Inovacionit të Kosovës. Ky dokument shpjegon në detaje se si pritet të funksionojë fondi, si dhe qëllimet e tij kryesore për të mbështetur dhe fuqizuar ekosistemin e inovacionit në vend.

Ky udhërrëfyes thekson ndërtimin e një fondi të qëndrueshëm që do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për inovacionin dhe ndërmarrësinë, duke krijuar një strukturë të mirëfilltë për mbështetjen e bizneseve, projekteve kërkimore dhe sektorëve të rëndësishëm ekonomikë në vend. Fondi synon të jetë një mekanizëm strategjik dhe gjithëpërfshirës që do të ofrojë ndikim afatgjatë dhe përfitime të prekshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ngjarja përfshiu një panel diskutimi të drejtuar nga Kujtim Dobruna, Partner Menaxhues i ECIKS dhe Ekspert i EnInGeP për Fondin e Inovacionit, i cili solli bashkë ekspertë nga fushat e inovacionit, akademisë dhe bankave. Diskutimi u përqendrua shkëmbimin e përvojave nga Austria, me synim të sigurimit të jetëgjatësisë dhe ndikimit të mirëfilltë në ekonominë dhe ekosistemin e inovacionit në Kosovë.

Ministrja e MINT, znj. Rozeta Hajdari, e cila hapi ngjarjen, theksoi rëndësinë e këtij fondi në mbështetjen e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik, duke vlerësuar projektin si një gur themel për të ardhmen e qëndrueshme të vendit. “Fondi për inovacion është vendosur në Agjencinë KIESA dhe do të fillojë të funksionojë sapo të aprovohet rregullorja relevante. Duke filluar me fuqizimin e startupeve dhe NMV-ve, ne do të përkrahim rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve kosovare në përgjithësi,” përfundoi znj. Hajdari.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e inovacionit në Kosovë, duke krijuar bazat për një mbështetje të qëndrueshme që do të ndikojë në zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në përgjithësi në vendin tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë

Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Liberalizimi i tregut energjetik, OEK: ZRRE të zbatojë vendimin e Supremes

Murati thotë se është rritur numri i ndërmarrjeve të reja

TAGGED: #Fondi i Inovacionit, #MINT
Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia lejoi pagesat me Rusinë vetëm për mallra humanitare

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Zyrtarët thonë se nuk ka shenja reduktimi të trupave amerikane në Poloni pavarësisht shkurtimeve në Rumani
Sulmohet gjyqtari Baleci, reagon KGJK-ja
Nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë: Ne e mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO
Çfarë është në krye të agjendës së politikës së jashtme të Trumpit? Lufta në Ukrainë dhe Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?