Sipas njoftimit të PSRK-së, aktakuza është ngritur kundër pesë të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”,  “Shpëlarja e parave”, “Kanosja”, si dhe  “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Tutje theksohet se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdesë.