By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e “dështimit” të Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e “dështimit” të Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e “dështimit” të Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 6:51 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar të hënën presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për triumfin në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe theksoi se përpjekjet e Rusisë për ta minuar procesin zgjedhur dështuan.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidentja properëndimore Sandu e ka fituar mandatin e dytë.

Pas numërimit të të gjitha votave, Komisioni Qendror Zgjedhor i Moldavisë (KQZ) theksoi se Sandu i ka fituar 55.33 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj prorus, Alexandr Stoianoglo, fitoi 44.67 për qind të votave.

Fitorja e Sandut ishte lehtësim për partnerët perëndimorë të Moldavisë, të cilët menjëherë e cilësuan atë si dëshmi se demokracia mund të triumfojë kundër ndërhyrjes ruse.

“E uroj Maia Sandun në rizgjedhjen e saj historike si presidente e Moldavisë. Për muaj të tërë, Rusia ka kërkuar t’i minojë institucionet demokratike të Moldavisë dhe procesin zgjedhor. Por, Rusia dështoi”, tha Biden në një komunikatë.

“Populli moldavian e ka ushtruar të drejtën demokratike për ta zgjedhur të ardhmen e vet dhe ka zgjedhur ta ndjekë një rrugë të lidhur me Evropën dhe demokracitë e tjera”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të parë të Sandut, Moldavia e siguroi më 2022 statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, dhe i hapi bisedimet për anëtarësim në fillim të këtij viti, pasi u rreshtua përkrah fqinjit të vet lindor, Ukrainës, pasi Rusia e nisi pushtimin e saj më 2022, si dhe iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se rezultati i zgjedhjeve ndihmon në forcimin e rrugës së Moldavisë drejt integrimit euroatlantik.

“Urime e dashura Maia Sandu për fitoren sonte. Nevojitet një lloj i rrallë i forcës për t’i tejkaluar sfidat me të cilat jeni përballur në këto zgjedhje”, shkroi von der Leyen në X.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti fitoren e Sandut përmes një mesazhi në X, duke thënë se moldavianët e kanë bërë “një zgjedhje të qartë” drejt integrimit perëndimor.

Pak pas mesnatës më 4 nëntor, kur u bë e qartë se epërsia e saj, e rritur nga votat e diasporës, ishte e pathyeshme, Sandu plot hare iu tha mbështetësve të vet: “Moldavi, ju jeni fituese!”

“Sot, të dashur moldavianë, ju keni dhënë një mësim në demokraci, i cili ia vlen të shkruhet në librat e historisë. Sot, ju e keni shpëtuar Moldavinë!” shtoi ajo.

Stoianoglo, ish-prokuror i përgjithshëm i mbështetur nga Partia Socialiste proruse, u bëri thirrje mbështetësve të jenë të qetë, pasi epërsia e tij fillestare u ngushtua derisa po numëroheshin votat nga qytetet e mëdha dhe nga diaspora perëndimore e Moldavisë.

Megjithatë, socialistët më vonë e lëshuan një komunikatë duke thënë se nuk e njohin fitoren e Sandut, sepse ajo bazohej në votat, nga jashtë.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Joe Biden, #Maia Sandu
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Raporti i BE-së: Veprimet e Elon Musk ndihmojnë propagandën ruse

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Prej sot nisi fushata “Shporta e Vitit të Ri”, mbi 900 produkte do të shiten me çmime më të lira
Turqia arreston një kosovar, e akuzon për bashkëpunim me inteligjencën izraelite
DeepSeek tashmë ka gjetur të meta sigurie. “Ne hymë në bazën e të dhënave për pak minuta”
Alcaraz mposhtet nga Djokovic në “Paris 2024”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?