By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas
October 8, 2025
Rusia humbi 281 mijë trupa në vitin 2025, viktimat totale mbi një milion
October 8, 2025
Autoritetet ruse zhdukin zjarrin masiv të dukshëm nga hapësira në Krime
October 8, 2025
Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në 25-vjetorin e themelimit, vlerësohet lartë roli i BQK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Në 25-vjetorin e themelimit, vlerësohet lartë roli i BQK-së
Ballina 1Lajme

Në 25-vjetorin e themelimit, vlerësohet lartë roli i BQK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 12:05 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) sot shënon 25-vjetorin e themelimit të saj. Për një çerek shekulli të ekzistimit, është vlerësuar lartë roli i BQK-së si institucion kredibil dhe i ruajtjes së stabilitetit financiar në Kosovë.

Për të shënuar këtë përvjetor, sot në Prishtinë u mbajt një konferencë ku morën pjesë mysafirë të shumtë dhe guvernatorë të bankave qendrore, nga vende të ndryshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e madhe të rolit të BQK-së për sistemin financiar në vend.

“Sot është një rast i veçantë që jemi mbledhur për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm në historinë e republikës sonë, atë të themelimit të BQK-së. Ky përvjetor lidhet me perspektivën e progresit dhe qëndrueshmërisë së popullit tonë. Kur shikojmë 25 vjet më parë, ne po dilnim nga hiri i një regjimi të Millosheviqit dhe u përballëm me shumë sfida. Ne kemi ndërtuar vendin nga hiçi,” tha Osmani.

Sipas saj, themelimi i BQK-së ka qenë një nga pikat kritike për vendin. Ajo përmendi arritjet e shumta, përfshirë anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB) etj.

Kurse shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, përmes një videomesazhi, përgëzoi BQK-në për këtë përvjetor. Ajo përkujtoi themelimin e BQK-së 25 vite më parë duke theksuar se adoptimi i euros nga Kosova krijoi një trajektore të qartë për vendin. Sipas saj, sektori bankar në Kosovë është profitabil dhe i qëndrueshëm.

Kurse Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, tha se udhëtimi i Bankës sonë Qendrore që nga fundi i luftës në 1999 ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Kosova është përballur me shumë sfida,” tha ai duke shtuar se gjatë këtyre viteve Kosova është anëtarësuar në organizata financiare ndërkombëtare si FMN, BB, BERZH etj. Ai përmendi gjithashtu se Kosova pritet të anëtarësohet në SEPA, një hap që do të kursejë miliona euro. “Udhëtimi i Bankës sonë Qendrore që nga fundi i luftës në 1999 ka qenë i jashtëzakonshëm. Duke dalë nga hiri i luftës, Kosova u përball me sfida të mëdha në rindërtimin e ekonomisë së saj, përfshirë mungesën e një infrastrukture funksionale financiare. Në vitet e para, Kosovës i mungonte një sistem bankar qendror funksional dhe sektori bankar praktikisht nuk ekzistonte. Por, përmes vizionit të liderëve të Kosovës, përkushtimit të BQK-së dhe mbështetjes së fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare, ne i tejkaluam këto sfida dhe ja ku jemi sot,” përfundoi ai.

Sipas tij, jemi në pragun e një kapitulli të ri në zhvillimin financiar të Kosovës, integrimi i mundshëm në Zonën e vetme të pagesave në Euro (SEPA) ofron shumë mundësi. SEPA është më shumë se një sistem pagese; është një mundësi për të thëlluar integrimin ekonomik të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor.

“Tema që kemi zgjedhur mishëron këtë vizion: ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe mbështetjes dhe avancimi së bashku drejt rrugës dhe destinacionit tonë të përbashkët. Përmes SEPA-s, Kosova do të përfitojë nga kosto më të ulëta të transaksioneve, qasje të zgjeruar në shërbime financiare dhe integrim më të madh ekonomik. Kjo do të jetë një fitore jo vetëm për bizneset dhe konsumatorët në Kosovë, por edhe për partnerët tanë rajonalë. Tashmë jemi duke bërë përpjekje drejt këtij qëllimi dhe ky vit shënon një hap të rëndësishëm teksa përgatitemi për anëtarësim të plotë në SEPA, i cili do të na afrojë me standardet evropiane për transaksionet financiare”, tha ai.

You Might Also Like

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

Vendimi i plotë i Kushtetueses: S’ka Kuvend pa nënkryetarin serb

Presidentja Osmani dekoron kreun e FIFA-s: Faleminderit Infantino!

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

TAGGED: #25 vjet, #BQK
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump dhe Zelensky grinden në Shtëpinë e Bardhë (Video)

Kosova Times Kosova Times February 28, 2025
Të enjten bëhet varrimi i 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit
Forbes: 15 miliarderë të rinj u shfaqën në Rusi gjatë vitit të kaluar
Raportohet se sasi rekorde e grurit është nisur nga portet ukrainase
Prezantohet raporti i EULEX-it për monitorimin e drejtësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?