By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon KB ‘Krusha’, kërkon mbështetjen e merituar nga insitucionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Reagon KB ‘Krusha’, kërkon mbështetjen e merituar nga insitucionet
Ballina 1Bujqësi

Reagon KB ‘Krusha’, kërkon mbështetjen e merituar nga insitucionet

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 3:47 PM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Kooperativa Bujqësore “Krusha” nëpërmjet një reagimi ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin për vendimin e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila refuzoi aplikimin për grante me arsyetimin se mungonin dokumentet plotësuese lidhur me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit.

“Dëshirojmë të theksojmë se thirrja për aplikim ishte e hapur gjatë vitit 2023, ndërsa vendimi për refuzimin e aplikimit tonë është kthyer në vitin 2024. Ky vonim në shqyrtim dhe dhënie të përgjigjes ndikon negativisht në planet dhe operacionet tona, duke dëmtuar mundësitë për zhvillim dhe investim”, thuhet në reagim

Në reagim thuhet se KB “Krusha” nuk ka përfituar asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që nga viti 2015.

“Në atë kohë, edhe pse u shpallëm përfitues, procesi u shoqërua me vështirësi dhe pagesa e grantit nuk u realizua plotësisht për shkak të problematikave procedurale nga ana e institucioneve. Që nga ai vit, nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR, pavarësisht rolit tonë të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë dhe eksportit”, theksohet në reagim.

Tutje theksohet se pas vendimit të refuzimit, ‘ne paraqitëm ankesë në përputhje me procedurat ligjore dhe shpresuam në një rishikim të drejtë dhe të paanshëm’.

“Megjithatë, vendimi u kthye përsëri si refuzim, këtë herë duke u bazuar vetëm në një pikë të vetme, duke krijuar përshtypjen e një trajtimi të padrejtë. Agjencia sugjeroi që të ndjekim rrugën gjyqësore për ta sfiduar këtë vendim, por një procedurë e tillë paraqet sfida të mëdha për një organizatë si e jona”, theksohet në reagim.

Në fund Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka falënderuar Komisionin Evropian, GIZ-in gjerman, USAID-in, SëissContact, donatorët vendor dhe ndërkombëtar, bizneset dhe fermerët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e cila ka qenë thelbësore për funksionim.

“Falë tyre, KB “Krusha” ka arritur të eksportojë produkte bujqësore në tregjet e Evropës dhe SHBA-së, duke promovuar bujqësinë kosovare në nivel ndërkombëtar. Me gjithë këtë kontribut dhe përkushtim, që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR. U bëjmë thirrje institucioneve të shqyrtojnë me kujdes politikat e tyre për të siguruar që organizatat si KB “Krusha”, që japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, të trajtohen me drejtësi dhe të marrin mbështetjen e merituar”, theksohet në reagim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Kurti në Samitin e Tiranës: Koha që BE të heqë masat ndaj Kosovës

Osmani: SHKK ka dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet vetëm me dënim

Samiti `Rruga jonë drejt BE`, Rama pret liderët e Ballkanit

TAGGED: #AZhB, #Kooperativa Bujqësore “Krusha”, #MBPZhR
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në SHBA: Kosova model për menaxhimin e krizave ekonomike

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
Tetë pretendues për kadetë përjashtohen, dolën pozitivë në testet për droga
India ka ndaluar përdorimin e komponentëve kinezë në dronët e saj
Deputeti gjerman: Anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihet me dialogun
Vendimi: Lulzim Basha nuk do jetë as anëtar në asamblenë e KiE, ja kush e zëvendëson
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?