By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNDP me Partnerë shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UNDP me Partnerë shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit
Lajme

UNDP me Partnerë shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/09 at 5:37 PM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

UNDP në Kosovë, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK III), së bashku me partnerë, shënuan Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. 

Ngjarja mblodhi së bashku autoritetet e Kosovës, partnerët zhvillimorë, të rinjtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile me qëllim të ndërgjegjësimit kundër korrupsionit. Në këtë ngjarje u shpërndanë çmime për studentët që morën pjesë në një konkurs eseistik me temat e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe reduktimit të korrupsionit dhe trajtimit të krizës energjetike, organizuar së bashku me Institutin GAP. Përveç kësaj, u publikua një video e përvojës së praktikantëve në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së theksoi: “Ndërsa shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne përpiqemi të nxjerrim në pah se si korrupsioni ndikon në paqen, sigurinë – dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi – dhe pse është e rëndësishme që të gjithë ne të ndërmarrim veprime në luftën kundër korrupsionit”.

Znj. Suokko falenderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes UNDP-së dhe partnerëve, veçanërisht përfshirjen e të rinjve dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit në sektorin e mjedisit. Ajo konfirmoi angazhimin e UNDP-së për të qenë #TëBashkuarKundërKorrupsionit – motoja e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit të këtij viti.

Znj. Katherina Stocker, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës, theksoi rëndësinë e burimeve natyrore dhe se rrezikohet e ardhmja dhe prosperiteti i rinisë nëse këto burime natyrore nuk përdoren në mënyrë të qëndrueshme dhe nëse mbizotëron korrupsioni.

Sipas saj, korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve natyrore i plaçkitë qytetarët, komunitetet dhe shoqërinë në tërësi nga të mirat dhe përfitimet publike.

Znj. Nasrin Pourghazian, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë, theksoi rëndësinë e të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë dhe si politikat e forta ekonomike, mjedisore dhe antikorrupsion sot do të përmirësojnë jetën e të gjithëve në të ardhmen.

“Korrupsioni prekë më së shumti ata që kanë nevoja më së shumti për përkrahje nga burimet publike, përkatësisht gratë, të rinjtë dhe të varfrit. Rrjedhimisht, kjo na motivon edhe më shumë në përpjekjet tona në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit” u shpreh Yll Buleshkaj, Drejtor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Projekti i UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK III), mbështetet nga Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Qeveria Suedeze, përmes SIDA-s në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e ShBA-së

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Zjarr në qendër të Londrës: Digjet çatia e ish-pallatit mbretëror
Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës
Tetë të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Krime
Limaj: Jemi tepër të vonuar, të ulemi e të bëjmë marrëveshje politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?