By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Murati: Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin
Lajme

Murati: Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 4:09 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Shpifje e propagandë i ka quajtur ministri Hekuran Murati deklarimet e opozitarëve për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara. Shefi i financave të shtetit këtë e ka quajtur luftë ndaj Qeverisë Kurti. Ai është shfaqur shumë kritik edhe karshi Prokurorisë Speciale për çka ka thënë se nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin, por Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës.

Sipas Muratit, opozitarët, kontratat me procedurë të negociuar i quajnë gabimisht, e qëllimshëm, herë kontrata njëburimore, e herë tenderë sekret.

Tha se prokurimi me procedurë të negociuar është i paraparë në Ligjin për Prokurimin Publik dhe se sipas tij, nuk ka asgjë të paligjshme kur një autoritet kontraktues përdorë këtë metodë.

“Me fjalë tjera, lloji i procedurës së prokurimit nuk e përcakton se a ka korrupsion në atë kontratë apo jo. Psh. e  kemi rastin e Komunës së Prishtinës, ku me tender të hapur është dhënë kontrata në vlerë 12 milionë euro, për të paguar konsulencë e rendera në kompjuter, dhe askush nuk mund të garantojë që në këtë kontratë nuk ka korrupsion”, vijon shkrimin Murati.

Ndërkohë, si propagandë i ka quajtur shifrat për numrin e kontratave me procedurë të negociuar dhe vlerën e tyre e që thotë se ato përfshijnë të gjitha institucionet qendrore e lokale. Sipas ministrit, numri më i madh i kontratave me procedurë të negociuar ka qenë vitet 2008 e 2015, në kohën kur në pushtet ishin PDK e LDK bashkë.

Sipas ministrit Murati nëse duhet konsideruar kontratat me procedurë të negociuar si potencial për korrupsion, atëherë hetimet do të duhej të fillonin për vitet 2008 dhe 2015. Por sipas tij, Prokuroria Speciale nuk i bën ato hetime, sepse nuk është e interesuar ta luftojë krimin e korrupsionin.

“Edhe në vitin 2008, edhe në vitin 2015, në qeverisje ka qenë koalicioni PDK-LDK. Madje në vitin 2015 ka qenë ministre edhe deputetja Bajrami, e cila është aq e zellshme të ‘denoncojë’ këtë metodë të prokurimit. E nëse me të vërtetë duhet konsideruar kontratat me procedurë të negociuar si potencial për korrupsion, atëherë hetimet do duhej të fillonin pikërisht nga këto vite, 2008 dhe 2015 për të gjetur korrupsionin më të lartë. Por Prokuroria Speciale nuk i bën ato hetime, sepse Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin e korrupsionin. Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës. Kjo dëshmohet edhe në shkresat që u dërgojnë institucioneve kur kërkojnë dokumentacionin për ‘kontratat njëburimore’ (termi i përdorur nga opozita), e jo ‘kontratat me procedurë të negociuar’ siç është termi zyrtar”, ka shkruar Murati.

You Might Also Like

Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbreti Charles uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
Torturuan vajzën 12-vjeçare deri në vdekje, babai dhe njerka e saj rrezikojnë dënimin me vdekje
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Osmani në Tiranë, hapet ekspozita fotografike e shenjtores “Nënë Tereza”
Baraliu: Kurti ky qyqar e gënjeshtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?