By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup: Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkup: Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
Ballina 2Rajon / Botë

Shkup: Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 6:59 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të premten se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit të shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor.

“Gjykata nuk do ta komentojë qëndrimin e askujt. Pas përfundimit të seancës do të mbahet konferenca e rregullt për shtyp, në të cilën do të përgjigjemi në të gjitha pyetjet e juaja”, tha të premten Gjykata Kushtetuese.

Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë edhe nenin 2 të këtij ligji. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit më 9 tetor, një instrument që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucione shtetërore.

Për Ligjin për gjuhët, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, i porositi të premten qytetarët dhe institucionet që ta marrin me “gjakftohtësi” çështjen.

Ai shtoi se Kushtetuesja duhet ta shohë këtë ligj edhe si “çështje politike, dhe jo vetëm si juridike”.

“Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është shtylla e këtij shteti. Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin”, tha Mexhiti.

Paraprakisht, Mexhiti njoftoi se gjyqtarët shqiptarë në gjykatën Kushtetuese do ta bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit.

“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, tha ai.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të premten, përmes një komunikate, paralajmëroi për “pasoja të rënda” në rast të shfuqizimit të ligjit.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Përkundër këtyre paralajmërime, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, thotë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, cilido qoftë vendimi i Kushtetueses.

“Nuk ka rrezik ndaj sigurisë. As që kemi lejuar ndonjëherë të ketë. Ne kemi paralajmëruar se ka përpjekje që të cenohet siguria. Kjo që e lexuat është një nga ato përpjekje”, tha të premten kryeministri Mickoski.

Mickoski, më herët, kishte deklaruar se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Por, partia e tij, VMRO DPMNE e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Balancuesi dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

TAGGED: #Gjykata Kushtetuese, #Ligji për gjuhët, #Maqedoni e Veriut
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: Putini po përgatitet të sulmojë një vend tjetër evropian

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
Krasniqi-Goodman: Bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte
Kungull i pjekur me patate ne furre
Dy grupe krishterëshortodoksë u përleshën në Cetinje, policia parandaloi një konflikt më të madh (VIDEO)
Zelensky: Nuk mund ta dërgojmë gjysmën e ushtrisë në shtëpi. Atëherë mund të dorëzoheshim ditën e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?