By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën
December 8, 2025
Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan
December 8, 2025
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
December 8, 2025
Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin
December 8, 2025
Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greqia godet 4 organizata shqiptare të trafikut të drogës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Greqia godet 4 organizata shqiptare të trafikut të drogës
Ballina 2Rajon / Botë

Greqia godet 4 organizata shqiptare të trafikut të drogës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 10:25 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Policia greke tha se goditi pesë organizata të dyshuara në trafikun e drogës, mes të cilave katër të përbëra nga shtetas shqiptarë dhe një nga shtetas grekë. Sipas policisë greke mbi 20 persona janë arrestuar, mes të cilëve 15 nga Shqipëria.

Sipas policisë greke personat akuzohen se si pjesë e organizatave, që kanë pasur edhe bashkëpunim me njëra tjetrën, kanë importuar drogë në Greqi, kryesisht marijuanë në rreth 1 tonë e 780 kilogramë.

Po kështu të arrestuarit dyshohen, sipas policisë greke, se kanë trafikuar kokainë, nga Spanja në Shqipëri dhe Greqi, të fshehur në kamionë me produkte të ligjshme.

Sasia e drogës së qarkulluar nga këto rrjete të drogës, sipas policisë greke, shkon në mbi 8 milionë dollarë.

Sipas policisë greke bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara “Sky ECC” dhe “EncroChat “ të cilat tani janë në duart e policisë greke është hedhur dritë për 70 raste të trafikut të drogës që përfshinin periudhën nga marsi 2020 deri në mars 2021.

Sipas policisë greke, një nga personat e dyshuar në një nga rrjete e trafikut të drogës është Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Shqipëri në një atentat nga shpërthimi i një bombe në makinën e tij në qershor të vitit 2022.

Policia greke tha se një rol te rëndësishëm në një nga organizatat kishte edhe një 36-vjeçare greke, e akuzuara kryesore në rastin e trafikimit të 1.5 ton kokainë në Mimizan, në jug të Francës, në korrik të vitit 2017.

Polica greke ka hedhur dritë edhe se si anëtarët e rrjetit përdornin aplikacionet e koduara.

“Nëpërmjet aplikacioneve specifike, përdoruesit mund të shkëmbenin mesazhe të koduara që vetëshkatërroheshin pasi dërgoheshin, ndërsa kodet speciale të sigurisë , PIN, ishin vënë për të përdorur pajisjet celulare të modifikuara posaçërisht” , thotë policia greke.

Sipas hetimeve policore greke çdo përdorues paguante 1500 euro në muaj për të përdorur aplikacionet.

Në periudhën 2020-2021, agjencia europiane policore “ Europol” së bashku me autoritetet kombëtare policore të Francës, Belgjikës dhe Holandës arritën të godasin aplikimet e koduara “Sky ECC” dhe “EncroChat “ dhe t’ua shpërndanin më pas komunikimet e organizatave kriminale homologëve të tyre në shumë vende, përfshi edhe Greqinë dhe Shqipërinë.

You Might Also Like

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë

Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre

Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s

Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet

TAGGED: #4 organizata shqiptare, #Greqia, #Trafik droge
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dodik pas dërgimit të dronëve në Kosovë e shperfaqi “dashurin” qe kishte per Turqine

Kosova Times Kosova Times October 9, 2025
5 vjet nga arrestimi, Kurti: Mjaft me paraburgim për ish-krerët e UÇK-së
Vetëvrasje e asistuar në Toskanë, rasti i parë pas ligjit rajonal
Portugezja keqtrajtohet në Aeroportin e Beogradit veç pse mbante simbole shqiptare
Dhuna mes Izraelit dhe Gazës nëpërmjet fotografive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?