Fillimi i një fushate të orkestruar të largimit të deputetëve nga Vetëvendosje, në kohën kur të gjitha subjektet politike po mobilizohen për ta ruajtur dhe forcuar elektoratin, para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, vlerësohen si një tërmet serioz që mund ta dobëson dhe defaktorizon partinë e tashme në pushtet, por megjithatë mbetet përsëri parti në vendin e parë garuese për pushtet.
Dardan Grapci: Vetëvendosje po shkon drejtë rrëzimit
Analisti politik dardan Grapci konsideron se Vetëvendose do ti humbë zgjedhjet e radhës, ngase deputetët që po largohen do të fillojnë të bëjnë fushatë serioze duke zbuluar edhe shumë skandale deri tash të pa njohura për opinionin publik që fshihen brenda partisë në pushtet.
“Është e qartë që LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit do të rrëzohet. Por nuk e besoj që do të rrëzohet me votat e parlamenti, nga deputetët, sepse nuk do të ketë mocion deri atëherë.
Por, unë mendoj se këta deputet të sapo larguar nga LVV-ja do ta luajnë një rol shumë të madh për pengimin e LVV-s që ta fitojë edhe një mandat, duke e ditur që këta ia dinë të gjitha sekretet dhe planet që i ka pasur dhe që i ka Vetëvendosja.
Prandaj nuk është për tu çuditur që po bëhen këto largime nga partitë, sepse nëse kthehemi në vitin 2021, edhe atëherë shumë deputet u patën larguar nga LDK, AAK, etj. dhe janë bashkuar me partitë tjera, ku mes tyre ka qenë edhe aderimi në LVV”, tha Grapci për “Kosova Times”.
Aziri: Kulla e Vetëvendosjes nuk do të shembet
Një mendim ndryshe ka analisti Arsim Aziri. Ai mendon se sado bombastike largimet që ndodhën nga disa deputet, Vetëvendosje është forcuar mjaftueshëm dhe do ta përballon këtë sfidë që të vazhdon ta ruan primatin e partisë së parë në zgjedhjet e reja, për ta vazhduar edhe një mandat!
“Konsideroj se largimet, specifikisht të fundit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, nuk përbëjnë intencë negative që do të mund t’i kushtonin në aspektin elektoral, madje disa prej tyre kanë bazë të qëndrueshme dhe arsye të mjaftueshme duke mos quar asnjë pretekst për t’u konsideruar me rrezik. Mirëpo largimet e para ca kohësh nga ky subjekt, më shumë i konsideroj si lodhje ndaj ideologjisë dhe përfaqësimit që ka ky subjekt, sesa që mund të kenë pasur arsye objektive, gjëja që s’përfaqëson mjaftueshëm familjen apo ndonjë vlere të këtillë. Lëvizja VETËVENDOSJE!, realisht më shumë se cilido subjekt politik ka respektuar këtë vlerë natyrore, dhe përgjatë krejt kësaj kohe, është familja ajo që ka pasur mbështetje të madhe, madje vet programi i saj social-demokracia, ka veçuar ato kategori që janë përjashtuar me dekada nga pushtetet e kaluara, dhe kjo ka qenë preteksti themelor pse janë krijuar hendeqe të padukshme”, tha Aziri për Kosova Times”.
Sipas Azirit, të larguarit nuk kanë qenë të aft ta zbatojnë programin e subjektit, andaj edhe kanë vendosur të shkëputen.
“Të larguarit siç e thash edhe më sipër, vijnë nga pamundësia e tyre për t’ju qëndruar besnike kauzave me të cilat identifikohet ky subjekt, dhe ndarja e tyre, do të përfundon me stacionimin e tyre nëpër televizione, në cilësinë e analistëve, që disa prej tyre që sot janë nëpër media, pikërisht ishin në mediumin që edhe këta të fundit ishin”, tha Arsim Aziri.
Ai pohon se Kosova si vend i ri, nuk është identifikuar edhe me politikanë aq procesual sa kanë qenë nevojat, dhe ky ves ka ditur të mos krijojë mjaftueshëm balance të besueshme. “Për fund, potencoj se puna e mirë dhe e besueshme në terren do t’i vjel rezultatet e saja e pakrahasueshme në shkurt të vitit 2025, dhe kjo është gjë e mirë për të ardhmen e vendit”, tha Aziri për “Kosova Times”!
Gani Qarri: Opozita e etur për pushtet, e përçarë dhe pa unitet
Analisti tjetër Gani Qarri dobësinë e opozitës karshi Vetëvendosjes, parti në pushtet, e sheh tek mungesa e unitetit opozitar si bllok i bashkuar politik, prandaj këto largime nga LVV do të përballohen sipas tij dhe nuk do të krijojnë tronditje që e rrezikon partinë e Kurtit në zgjedhjet e shkurtit 2025.
“Me gjithë largimet e bëra publike, sa i takon numrit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje edhe e vetme, posedon akoma shumë ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa 8 sosh, vijnë nga grupi multientik, shto kësaj faktin tjetër se Kuvendi ka para vetes edhe shumë pak kohë, të punës efektive, i cili tanimë po përgatitet të shkojë edhe në pushimet e fundvitit dhe përmbylljen e kësaj legjislature, kurse me fillimin e vitit 2025, do të fillojë edhe zyrtarisht fushata parazgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Largimet në fjalë, për habi, po ndodhin pothuajse në mënyrë tinzare e gati anonime, pa paralajmërime të parakohshme për ripozicionim elektoral, pikërisht tani kur nuk ka ngelur edhe shumë kohë, për fillimin zyrtar të fushatës parazgjedhore në vendin tonë, të cilat dëshmojnë se personat në fjalë, kanë qëllime egoiste, nuk janë të interesuar në këtë kohë, për ndërrimin e qeverive, por për gjetjen e hapësirave dhe promovimin e vetes, mundësisht me oferta më të mira, në ndonjë parti tjetër, pak kohë para mbajtjes së votimeve, për zgjedhje të reja”, tha Qarri për Kosova Times”.
Ndërsa sa i takon specifikisht deputetit Fitim Uka, Qarri thotë se sipas shënimeve biografike, ai është doktor shkencave të psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili studimet për master i ka përfunduar në Universitetin Ludvig Maiximilian të Munihut në Gjermani, ku edhe vazhdon bashkëpunimin dhe kërkimin shkencor, ndaj dhe nuk e ka braktisur vetëm Vetëvendosjen, por do të largohet edhe nga politika me arsyetimin se tani e tutje, ka vendosur t’i përkushtohet profesionit dhe punës humane të mjekut, por megjithatë, zyrtarisht nuk ka deklaruar, se ka hequr dorë edhe nga mandati aktual i deputetit të LVV-s.
Prandaj Qarri thotë se edhe këto largime janë lëvizje në korniza normale dhe pa rrezik sepse është kohë fushate.
“Andaj kjo çfarë është duke ndodhur me partinë në pushtet, në fund të mandatit qeverisës, është lëvizje normale para “merkatës” së hapur politike, për shiblerjen e deputetëve dhe përfitimin e kandidatëve potencial, e cila megjithatë nuk do ta dëmtojnë seriozisht VV-në si subjekt politik, që po ndodhë me joshjen nga opozita, por që nuk mund edhe të përdoren nga opozita, për mocion të rrëzimit të Qeverisë, në kohën e fushatës që po zhvillohet në teren, ngase Kuvendi është në përmbyllje të mandatit, për kryetar ka numrin 2 të LVV dhe opozitës akoma i mungojnë numrat, për ndërmarrje kaq radikale. Largimi i deputetëve në prag të zgjedhjeve nga VV, nuk nënkupton automatikisht se ata edhe do të votojnë për opozitën, pa qenë akoma pjesë e saj dhe me gjithë numrin prej gjashtë deputetëve, që dihej se e kishin braktisur VV-në, si dhe intelektualit e fizikantit ndër më të njohurit nga kjo fushë në botë, prof.Dr.Jahja Kokaj, i njohur me kontributin e tij në hulumtimet e laserëve, pastaj në nanoteknologji dhe zbatimin e fizikës në shëndetësi, mund të ndodhë që edhe z.Kokaj të mos merret më me politikë, por me punë profesionale dhe hulumtime shkencore”, tha analisti Gani Qarri për “Kosova Times”.
Ai po ashtu vlerëson se sipas disa matjeve të opinionit publik, megjithëse thuhet se po e dëmtojnë LVV-në, janë gjëra të cilat nuk mund të vërtetohen nga kalkulimet elektorale dhe mund të jenë vetëm hipoteza të sponsorizuara politike, edhe pse përqindjet dihet se zbresin nga braktisja e disa deputetëve të kësaj partie, por thotë se nuk beson se në kuotat të kenë rënë për 12%, tkurrje që gjoja tani është rritur madje deri në 13.8%, shifra të cilat mbeten hipotetike dhe vetëm vota e popullit, është ajo që do ta dëshmoj të vërtetën me 9 shkurt 2025. Sipas Qarrit largimi i disa deputetëve nga LVV është një lojë e stilit të kërkimit të një tregu të ri politik, por që nuk e rrezikon partinë në pushtet.
“Kështu që rezultati zgjedhor prej 50% (49.95%), që i kishte dhënë VV-së 58 deputetë edhe nëse është tkurrur në 50, kjo po ndodh në fund të mandatit kur dhe deputetët kërkojnë treg më të mirë, dhe nuk nënkupton se VV do të shembet si një kullë nga letra, para afatit të rregullt zgjedhor, ngase nuk ka zëvendësues kaq kompakt dhe të fuqishëm që mund t’i përdorë automatikisht këta deputet për mocionin e rrëzimit para kohe të kësaj qeverie. Opozitës së inkriminuar i mungon akoma fuqia organizative dhe “magjia” e tillë unifikuese për të zhvilluar luftëra kaq spektakolare, që edhe në minutat e fundit, prodhojnë “revolucione” elektorale, kur na ndajnë vetëm pak javë nga fushata zgjedhore për votimet e reja parlamentare, e cila nëse është zonja, kurrë nuk e ka pasur më afër rastin, ta tregojë veten dhe marrë pushtetin me votën e lirë dhe zgjedhjet e rregullta parlamentare”, potencoi Qarri për “Kosova Times”.