By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq thotë se do t’i publikojë dokumentet e rindërtimit të stacionit në Novi Sad
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq thotë se do t’i publikojë dokumentet e rindërtimit të stacionit në Novi Sad
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq thotë se do t’i publikojë dokumentet e rindërtimit të stacionit në Novi Sad

Kosova Times
Last updated: 2024/12/11 at 8:42 PM
Kosova Times Published December 11, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i publikojë më 12 dhjetor të gjitha dokumentet lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, pas aksidentit vdekjeprurës në nëntor.

Derisa Vuçiq mbajti një fjalim në lidhje edhe me këtë çështje të mërkurën mbrëma në zyrën e tij në Beograd, disa qindra studentë dhe qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Presidencës serbe duke brohoritur kundër tij.

Presidenti serb tha se do t’i publikojë 195 dokumente në lidhje me punën ndërtimore në stacionin ku shembja e një strehe la të vdekur 15 njerez më 1 nëntor.

Në lidhje me kërkesat e studentëve protestues, të cilët kanë bllokuar punën e disa fakulteteve shtetërore, Vuçiq tha se të gjithë studentët e ndaluar janë “liruar”.

“Nëse dënohen për trazira, do të marr vendim për t’i falur”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, që në rend dite të vendoset seanca për ndërrimin e Qeverisë në Kuvend.

Vuçiq theksoi gjithashtu se një monument për viktimat do të ngrihet në vendin e aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Duke folur për protestën para ndërtesës së Presidencës, Vuçiq tha se jashtë po mbahen “demonstrata politike”, të cilat po ndodhin pavarësisht se ai po u jep atyre “lajme të mira”.

Ai po ashtu tha se pret që studentët të kthehen në mësime pasi, sipas tij, kërkesat e tyre janë plotësuar.

Vuçiq pretendoi se në katër vjetët e fundit janë investuar 426 milionë euro në “grupet e presionit”, të cilët, sipas tij, duan të “ndryshojnë Serbinë dhe të rrëzojnë qeverinë”.

Protesta para Presidencës serbe

Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd më 11 dhjetor, gjatë fjalimit të paralajmëruar Vuçiqit në atë ndërtesë.

Aktivistët e organizatës informale studentore “Borba” njoftuan për këtë tubim në rrjetin social Instagram, me mesazhin: “Presidenti flet në lidhje me bllokadat studentore, ejani para Presidencës që zëri ynë të dëgjohet”.

Dhjetëra fakultete shtetërore në Serbi janë bllokuar pas sulmeve ndaj studentëve gjatë protestave në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët që kanë bllokuar katër universitete shtetërore – atë të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit – kërkojnë, ndër të tjera, publikimin e dokumentacionit të fshehtë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Ata gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve të arrestuar dhe ndaluar gjatë protestave që pasuan aksidentin.

Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit pas një rindërtimi trevjeçar.

Përfaqësuesit e pushtetit i dënojnë protestat dhe bllokadat.

Protesta dhe bllokimi i rrugëve janë mbajtur pothuajse çdo ditë që nga shembja e strehës më 1 nëntor, duke kërkuar përgjegjësi pasi betoni i strehës ranë mbi njerëz që ishin ulur ose po kalonin nën të, në një ditë me diell.

Ndërtesa e stacionit hekurudhor ishte rinovuar dy herë vitet e fundit. Shumë njerëz në Serbi besojnë se korrupsioni i përhapur dhe marrëveshjet e fshehta ndikuan në rinovim të dobët dhe shembje të strehës.

Stacioni në Novi Sad u ndërtua fillimisht në vitin 1964. Rinovimi i tij ishte pjesë e një projekti më të madh me Kinën dhe Hungarinë për ta ndërtuar një hekurudhë të shpejtë midis Beogradit dhe Budapestit.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Novi Sad
Kosova Times December 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takohet me kryetarin e Parlamentit të Estonisë, diskutojnë për sigurinë e përbashkët

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
NYT detajoi versionin se ndihma e Trump në zgjedhjet e 2016 mund të lidhet me përpjekjet e Rusisë për të marrë kontrollin e Ukrainës lindore
Gazetari Radovanoviq: Vuçiq porositësi, Radoiçiq realizuesi i ngjarjes në Banjskë
Ylli s’ndalet, e regjistron fitoren e tretë radhazi ndaj Bashkimit
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?