By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ekonomia ruse është në prag të kolapsit
November 4, 2025
Mediat polake: Aktivisti Igor Rogov pranon se ka spiunuar për FSB-në
November 4, 2025
Konjufca merr mbështetje nga grupi multi-etnik
November 4, 2025
Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia
November 4, 2025
Kelmendi e Çela flasin për luftën kundër krimit në Kosovë e Shqipëri
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria do të hapë kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në BE javën e ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria do të hapë kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në BE javën e ardhshme
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria do të hapë kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në BE javën e ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 9:09 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i hapur dy kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, si dhe për t’i mbyllur tre kapituj me Malin e Zi, njoftoi të premten presidenca hungareze e Këshillit të BE-së.

Kjo do të bëhet gjatë konferencave ndërqeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi më 16 dhjetor, si dhe me Shqipërinë një ditë më vonë.

Presidenca hungareze shtoi se ambasadorët e vendeve të bllokut miratuan qëndrimin e përbashkët të BE-së për hapjen e kapitujve 30 dhe 31 në negociatat me Shqipërinë, si dhe për mbylljen e kapitujve 7, 10 dhe 20 në negociatat me Malin e Zi.

Mali i Zi shpresonte se do t’i mbyllte katër kapituj, por Kroacia e bllokoi mbylljen e kapitullit 31, i cili ka të bëjë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Radio Evropa e Lirë raportoi kohë më parë, duke cituar disa burime në Bruksel, se në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, Mali i Zi me gjasë do t’i mbyllte tre kapituj të negociatave për anëtarësim në BE.

Të premten pasdite u mbajt një takim i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ku pjesëmarrësit duhej të pajtoheshin për tekstin e konkluzioneve përfundimtare për zgjerimin dhe të vendosnin për numrin e kapitujve që do të mbyllte Mali i Zi, si dhe për ata që do t’i hapë Shqipëria javën e ardhshme.

Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli është i nevojshëm pëlqimi i të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Kapitulli 30 për Shqipërinë ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme, ndërsa ai 31 me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Në tetor, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Hapja e kapitujve për Shqipërinë erdhi pas një pritjeje të gjatë, pasi ajo kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe e kishte marrë statutin e vendit kandidat më 2014.

Ndërkohë, Mali i Zi do t’i mbyllë përkohësisht kapitullin 7, të drejtat e pronësisë intelektuale; kapitullin 10, shoqëria e informacionit dhe media; dhe kapitullin 20, politikat e biznesit dhe industrisë.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre, pasi i hapi negociatat për anëtarësim më 2012.

Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i rinisi negociatat në qershor të këtij viti dhe javën e ardhshme do t’i mbyllë edhe tre kapituj të tjerë.

You Might Also Like

Ekonomia ruse është në prag të kolapsit

Mediat polake: Aktivisti Igor Rogov pranon se ka spiunuar për FSB-në

Osmani: FSK gjithmonë në shërbim të atdheut

Serbia në prag të luftës civile: Vuçiç po përgatitet të bëjë një gjë monstruoze

Vdes Dick Cheney

TAGGED: #BE, #Shqipëri
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Largohet Ana Brnabiq, në krye të qeverisë serbe vjen një lojtari rus dhe “Sloba e vogël”?

Kosova Times Kosova Times June 7, 2023
Borxhet po rriten: Franca në të njëjtin nivel me Greqinë dhe Italinë
FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten
Çfarë kërcënon krizën e organizatave ndërkombëtare?
Kontrolli i përbashkët kufitar në Bllacë pritet të nisë në prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?