Në një postim në Facebook, MPB  ka thënë se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor dhe se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€.

“Respekto ligjin dhe festo me përgjegjësi! Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit.Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin!“, thuhet në njoftim

Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.” Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

“Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet në njoftim.