By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Paris për vitin 2025
November 17, 2025
Mike Pompeo i bashkohet Prodhuesit të Armëve Ukrainas me Vlerë Miliardë Dollarësh
November 17, 2025
Zelensky dhe Macron arrijnë një marrëveshje historike për avionët Rafale dhe mbrojtjen ajrore
November 17, 2025
Putini dëshiron të ngrijë ukrainasit. Duket se shpëtimi është shfaqur
November 17, 2025
Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit
Ballina 1Lajme

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit

Kosova Times
Last updated: 2025/01/28 at 9:32 PM
Kosova Times Published January 28, 2025
Share
SHARE

Juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës ka konfirmuar të martën në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit kosovar Enver Hadri.

Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, që është zhvilluar pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit.

Atyre iu është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit: Spasiq dhe Drashkoviq kanë deponuar ankesë. Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi.

Shteti serb refuzon ekstradimin e tyre. Kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Bozhidar Spasiq madje u paraqit në disa mediume serbe.

Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.

Edhe gjykata belge ka konstatuar se vrasja e tij ishte porositur nga shërbimi sekret jugosllav, ndërsa është ekzekutuar nga kriminelët me ndihmë logjistike nga Beogradi. Gjatë rigjykimit që nisi më 9 janar, janë dëgjuar edhe një numër dëshmitarësh, si përfaqësues të emigratës kosovare ashtu edhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët kanë elaboruar kontekstin gjeopolitik dhe mënyrën se si kanë funksionuar shërbimet sekrete gjatë të 90-ave.

Vajza e Enver Hadrit, Teuta, në një prononcim për RTK ka thënë gjatë procesit janë dëshmuar lidhjet e mes shërbimeve sekrete serbe e jugosllave dhe rrjetit kriminel të Beogradit në atë kohë.

“Ata që kanë organizuar vrasjen e babait tim, me dokumentet e shtetit të tyre, janë shpallur fajtorë,” ka deklaruar Teuta Hadri.

“Kjo nuk është vetëm fitore e familjes sonë. Kjo është fitore për të gjithë aktivistët e asaj kohe, sepse është zbardhur e vërteta se për çfarë kanë kaluar emigrantët duke luftuar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe për lirinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë,” ka shtuar Teuta Hadri.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që e ka ofruar qeveria e Kosovës për familjen, por edhe për procesin.

Juria 12 anëtarësh të martën në mbrëmje konfirmoi vetëm fajësinë, ndërsa të mërkurën pritet që të vendoset edhe për kohëzgjatjen e dënimit. Familja Hadri shpreson se dënimi do të jetë i njëjtë sikur ai i vitit 2016, kur tre të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm.

You Might Also Like

Putini dëshiron të ngrijë ukrainasit. Duket se shpëtimi është shfaqur

Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak

Paralajmërohen reshje shiu e përmbytje të mundshme në Prishtinë

Qytetari i kthyen Policisë kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Presidentja dekoron Harry Bajraktarin me `Urdhrin e Lirisë`

TAGGED: #Andrija Drashkoviq, #Belgjikë, #Bozhidar Spasiq, #Enver Hadri, #Konfirmohet fajësia, #Veselin Vukotiq, #Vrasësit
Kosova Times January 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Indoktrinimi i fëmijëve në shkollat ​​në RS dhe Serbi nuk është i rastësishëm, kini kujdes se çfarë bëjnë Vuçiq dhe Vulin…

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euro për ujërat e zeza në Ferizaj
Bosnja nuk po i heton pretendimet se Radoiçiq ka siguruar armë nga Tuzlla
Gërvalla: Bllokimi s`lidhet me emra të përveçëm
Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?