By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan, ja faktorët që ndikuan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan, ja faktorët që ndikuan
Lajme

Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan, ja faktorët që ndikuan

Kosova Times
Last updated: 2025/02/06 at 10:13 AM
Kosova Times Published February 6, 2025
Share
SHARE

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme (INSTAT).

Në vitin 2024, janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogram ushqim me një vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ ushqim, pije duhan” kushtoi 120.8 lekë në vitin 2024 nga 129.8 lekë në vitin 2023 me një rënie rreth 7 për qind. Në raport me vitin 2022 çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka rënë mesatarisht me 17%.

Në anën tjetër në vitin 2024 inflacioni i grupit ushqim, pije duhan shënoi rritje me 2.7 %. Importet janë përbërësi kryesor i inflacionit, pasi Shqipëria e ka të bazuar konsumin në import. Ushqimet e importuara ishte 2.7 herë më të larta se eksportet në vitin 2024.

Rënia e çmimeve të importit në grupet ushqimore vitin e kaluar, është favorizuar nga dy faktorë themelorë. I pari është kurs i këmbimit. Forcimi i lekut ndaj euros i ka bërë importet më të lira, duke rritur në këtë mënyrë fitimet e importuesve.

Së dyti, çmimet e ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, kanë vijuar uljen e edhe vitin e kaluar pas krizës që pësuan me nisjen e luftës në Ukraine.

Mirëpo tregu vendas me pakicë nuk po tregohet elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtar, duke mos-përcjellë uljen e çmimeve dhe fitimet nga kursi i këmbimit. Importuesit dhe distributorët e ushqimeve kanë pohuar, se po përballen me rritjen e kostove të brendshme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore që i ka detyruar të rrisin pagat.

Një importues në kushtet e konfidencialitetit tha se nga momenti i porosive deri të pagesat e mallrave ka pasur rritje të të ardhurave me më shumë se 5-6 për qind nga nënçmimi i euros. Por ndërkohë Shqipëria përballet me çmime të larta sidomos në produktet ushqimore, pavarësisht se ndryshe nga Rajoni është favorizua në zhvillimet e kursit të këmbimit.

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë. Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, ç`ka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.

Kosto e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.

Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore.

Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë. Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork./Monitor

You Might Also Like

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

Bizneset sërish protestuan duke kërkuar pezullimin e tregut energjetik

Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve

Komuniteti i biznesit thotë se tregu energjetik ndikon në rritje të çmimeve

Në ‘Prishtina 2025’, pjesëmarrëse rreth 50 kompani vendore e ndërkombëtare

Kosova Times February 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mbahet takimi i KS i OKB-së, Osmani përfaqëson Kosovën

Kosova Times Kosova Times October 23, 2023
Provokime kineze para Tajvanit
Pse janë të gjithë kundër veprimit të bërë në ndeshjen e Tiranës me simbolet e Kosovës
Publikohet logoja zyrtare për 16-vjetorin e pavarësisë
Borrell: Disa vende evropiane po tentojnë t’i frikësojnë gjykatësit e GJNP-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?