By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
NATO forcon mbrojtjen lindore ndaj Rusisë
September 12, 2025
Bloomberg: SHBA-të do t’i propozojnë G7-ës krijimin e një mekanizmi për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse
September 12, 2025
KFOR-i dhe Zyra e BE-së me Memorandum për mbështetje në situata kritike
September 12, 2025
Vrasësi i Kirkut mbrohet duke heshtur
September 12, 2025
Pejë, përurohen laurat digjitale për linjën hekurudhore
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë këmbimin e pengjeve me të burgosur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë këmbimin e pengjeve me të burgosur
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë këmbimin e pengjeve me të burgosur

Kosova Times
Last updated: 2025/02/08 at 10:22 AM
Kosova Times Published February 8, 2025
Share
SHARE

Grupi radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 8 shkurt do të lirojë tri pengje izraelite në këmbim të lirimit të 183 të burgosurve që mbahen nga Izraeli.

Ky do të ketë këmbimi i pestë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të brishtë në Rripin e Gazës në muajin janar.

Dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit formuan një kordon sigurie në një zonë në qytetin Deir el-Balah, me gjasë për të kontrolluar masën e mbledhur për të parë lirimin e pengjeve.

Në “Sheshin e pengjeve” në Tel Aviv qindra njerëz pritet që të mblidhen për të mirëpritur pengjet e liruara dhe aty është i vendosur një ekran i madh ku numërohen ditët, orët, minutat dhe sekondat që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Pengjet që do të lirohen janë Eli Sharabi, Or Levy dhe Ohad Ben Ami.

Sharabi, 55-vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Beri së bashku me gruan e tij dhe dy vajzat kur Hamasi nisi sulmin. Trupat e gruas dhe dy vajzave të tij më vonë u identifikuan.

Levy ishte rrëmbyer në festivalin e muzikës Nova, kur sulmuesit vranë gruan e tij dhe e rrëmbyen atë. Ndërkaq, Ben Ami, i cili ka shtetësi të Izraelit dhe Gjermanisë, ishte në robëri kur mbushi 56 vjeç.

Izraeli dhe Hamasi kanë kryer katër këmbime, kur janë liruar 18 pengje në këmbim të afër 600 personave, kryesisht të burgosur palestinezë që u liruan nga burgjet izraelite.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, synon lirimin e 33 pengjeve gjatë fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes.

Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit pritet të nisin të hënën, por ende nuk dihen detaje për bisedimet.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pas këtij këmbimi, një delegacion izraelit do të niset për në Doha për negociata të mëtejme për armëpushimin.

Në fazën e dytë synohet lirimi i më shumë pengjeve dhe hapja e rrugës për përfundimin e përhershëm të luftës, që nisi më 7 tetor 2023.

Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë dhe enklava ka pësuar dëme të mëdha.

You Might Also Like

NATO forcon mbrojtjen lindore ndaj Rusisë

Bloomberg: SHBA-të do t’i propozojnë G7-ës krijimin e një mekanizmi për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse

Vrasësi i Kirkut mbrohet duke heshtur

Kush eshte Tyler? Ai hyri në kolegjin shtetëror, i rrëfeu të atit se vrau Kirk-un, i cili e denoncoi

Trump e ngaterroi Shqiperin me Armenin

TAGGED: #Hamas, #Izrael, #Këmbimi i pengjeve
Kosova Times February 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Lajçakut ia ritheksova qëndrimin për marrëveshje me Serbinë, me njohje reciproke

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Policia gjermane dhe malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional
MPJD: Nga 1 dhjetori, pa viza drejt Tajvanit
Zbulohet misteri i kratereve që shpërthejnë në Siberi
I dyshuari për vrasjen e 10 personave në ShBA gjendet i vetëvrarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?