By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kina raporton 8,000 raste të sëmundjes chikungunya, ndërsa virusi i përhapur nga mushkonjat përhapet në të gjithë botën
August 7, 2025
NYT: Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë
August 6, 2025
Dërgohet në mbajtje një person për armëmbajtje pa leje
August 6, 2025
Rudi kritikoi ish lidershipin e LDK dhe disa anëtarë për marshin: “Iu mallkoftë karroca e babit tim”
August 6, 2025
Dy gra nga Kosova fituese të çmimit `Cybersecurity Woman of the Year 2025`
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Deklarata për Vojvodinën, shpërqendrim nga protesta masive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët: Deklarata për Vojvodinën, shpërqendrim nga protesta masive
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Deklarata për Vojvodinën, shpërqendrim nga protesta masive

Kosova Times
Last updated: 2025/02/16 at 7:45 PM
Kosova Times Published February 16, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ofron qytetarëve një “Deklaratë për Vojvodinën” si përgjigje ndaj, siç pretendon ai, tendencave separatiste. Megjithatë, një pjesë e opinionit publik dhe analistët e shohin këtë si një përpjekje për të rikthyer narrativa të vjetra mbi separatizmin dhe armiqtë e brendshëm, në një moment kur protestat masive dhe kryengritja qytetare po përhapen gjithnjë e më shumë në Serbi.

Me miratimin e “Deklaratës për Vojvodinën”, pushteti përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat masive kundër qeverisë, duke zhvendosur fokusin nga kriza institucionale dhe politike te pretendimi për separatizëm, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve.

Akuzat se protestuesit, të cilët e konsiderojnë qeverinë përgjegjëse për tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, promovojnë shkëputjen e Vojvodinës, janë një tjetër manovër për zhvendosjen e vëmendjes, thonë analistët.

Sipas juristit Aleksandar Olenik, kjo është një taktikë e njohur e qeverisë, e cila nuk ka përgjigje për situatën aktuale në Serbi.

“Kjo tregon sa i dobët është Vuçiq, sepse ai mbledh njerëzit me presione dhe detyrime, ashtu siç bëri në tubimin e 15 shkurtit në Sremska Mitrovicë, ku u miratua Deklarata për Vojvodinën,” thotë Olenik.

“Ashtu siç përmend Vojvodinën, përmend edhe zgjedhjet dhe ushtrinë – për të është e rëndësishme vetëm që të flitet për të dhe që ai të vendosë. Por mesazhi ynë kryesor është se ai nuk është kompetent. Ai do të fillojë të imponojë tema të ndryshme, por siç po shohim, nga kjo nuk ka asgjë,” shton Olenik.

Gjatë këtyre tre muajve të protestave antiqeveritare në Serbi, Vuçiq ka ofruar tema si referendumi për largimin e tij, rrëzimi i qeverisë, çështja e zgjedhjeve, krijimi i një lëvizjeje të re të tij dhe tani edhe Deklaratën për Vojvodinën. Në të njëjtën kohë, ai akuzon studentët se janë pjesë e një “revolucioni me ngjyra” dhe se marrin para nga jashtë për të rrëzuar Serbinë.

Presidenti Vuçiq pretendon se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe i fton ata për dialog, ndërsa protestat i përshkruan si gjithnjë e më të dobëta, më agresive dhe të lidhura me shërbimet e inteligjencës së huaj.

Analistët vlerësojnë se këto pretendime janë përpjekje për të komprometuar kryengritjen qytetare që po përhapet në të gjithë vendin. Avokati Luka Jovanoviq nga Forumi për Siguri dhe Demokraci vlerëson se oferta e Vuçiqit për zgjedhje ose ristrukturim të qeverisë nuk është një përgjigje thelbësore ndaj kërkesave të demonstruesve, por një përpjekje për të rikthyer situatën në kuadër institucional.

“Problemi themelor është mungesa e besimit në institucionet, të cilat vazhdimisht janë përpjekur të mashtrojnë opinionin. Ajo që duhet të ndodhë është funksionimi i prokurorisë dhe gjykatave. Zgjedhjet mund të jenë pjesë e zgjidhjes, por ato në vetvete nuk janë qëllimi i protestave, qëllimi është vendosja e shtetit të së drejtës dhe kthimi te institucionet,” thotë Jovanoviq.

Në Beograd besohet se pushteti po shfrytëzon temat kombëtare, këtë herë Vojvodinën, për të unifikuar elektoratin dhe për të neutralizuar pakënaqësinë e qytetarëve. Megjithatë, protestat studentore në Serbi po marrin gjithnjë e më shumë karakterin e një kryengritjeje qytetare të përgjithshme kundër mënyrës autokratike të qeverisjes së vendit. /RTK/

You Might Also Like

NYT: Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë

Dy ministra vdiqën në një rrëzim helikopteri në Ganë. Gjithsej tetë të vdekur

VIDEO Trump ngjitet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë. Gazetari: Zotëri, pse jeni në çati?

Rubio për sanksionet kundër Rusisë: Presim një njoftim sot, lajmet mund të jenë pozitive

Skandali i Epstein po përhapet. Letrat e publikuara të shkruara atij nga të pasurit dhe të famshmit

TAGGED: #Deklarata për Vojvodinën, #Protesta, #Serbi
Kosova Times February 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IDF njofton për vdekjen e dy pengjeve izraelite

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
IKShPK: Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike
Baerbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën
Presioni në mediat ukrainase kërcënon mesazhet e Zelenskyt drejt Perëndimit
Policia gjen armë dhe municion të fshehura në fshatin Vallaq të Zveçanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?