“Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë  pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me  kushtet e rrugës ku për pasojë vetura  përfundon jashtë rruge”, theksohet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa për rastin tragjik, ka reagar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që humbi jetën në aksident. Ndërsa për nxënësit e lënduar, ai ka thënë se po marrin trajtim në Emergjencë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në komunën tonë gjatë paradites së sotme. Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.