By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci: ‘Supershkollat e Kosovës’, projekt për një të ardhme më të mirë
September 29, 2025
Presidentja Osmani uron Maia Sandu-n për fitoren në Moldavi
September 29, 2025
Sekretarja e Jashtme britanike flet për rolin e Britanisë ndaj Kosovës
September 29, 2025
Kurti takon kongresistin McGovern, tema, drejtësia dhe bashkëpunim ekonomik
September 29, 2025
Putini nënshkroi një dekret për rekrutimin e 135,000 njerëzve
September 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati reagon pas kërkesës së presidentes për pezullimin e tarifave me SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Murati reagon pas kërkesës së presidentes për pezullimin e tarifave me SHBA
Lajme

Murati reagon pas kërkesës së presidentes për pezullimin e tarifave me SHBA

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:47 PM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas kërkesës së presidentes Osmani për Qeverinë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ai ka deklaruar se kërkesa ishte dërguar në adresë të Qeverisë në orën 17:39, ndërkaq kjo u bë publike vetëm tre minuta më vonë, në rrjetin social X.

Murati ka theksuar se çështjet e tilla duhet të trajtohen larg mediave dhe publiku duhet të njoftohet vetëm pasi të merret një vendim. Ai ka shtuar se politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht në ministrinë përgjegjëse për financa. “Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi”, ka shkruar ai.

“Qysh në prill të vitit 2023, gjatë vizitës në Washington DC, bashkë me zëvendës kryeministrin Bislimi kemi takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, me të cilët kemi diskutuar ndër të tjera edhe temën e një marrëveshjeje për tregti të lirë me SHBA-të. Çështja e marrëveshjes për tregti të lirë është përsëritur nga kryeministri Kurti edhe në takimet që ka zhvilluar me ish ambasadorin amerikan Hovenier,” ka thënë Murati.

Ai ka theksuar se gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për një tregti të lirë dhe pa barrierë tarifore ose jo-tarifore me SHBA-të mbetet e fortë.

“Gjatë ditës së djeshme, kemi diskutuar me kryeministrin në lidhje me implikimet e mundshme që ka vendimi i presidentit Trump për vendosjen e tarifave ndaj të gjitha shteteve me të cilat SHBA-të kanë raporte tregtare. Fatmirësisht, Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që u është vendosur shkalla tarifore minimale prej 10%. Marrë parasysh edhe vëllimin e vogël tregtar që kemi, impakti financiar i pasjes apo jo të një regjimi tarifor ka ndikim të vogël në ekonominë tonë,” ka shtuar Murati.

Ai ka theksuar se Kosova mbështet plotësisht parimin e presidentit Trump për tregti të lirë dhe pa barriera dhe se synimi i Qeverisë është rritja e këmbimit tregtar me SHBA.

“Shfrytëzoj rastin përmes këtij postimi që të njoftoj presidenten, por edhe qytetarët, që si kabinet qeveritar ne veçse kemi qenë duke e shqyrtuar këtë temë. Dhe kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë,” ka theksuar ai.

You Might Also Like

Nagavci: ‘Supershkollat e Kosovës’, projekt për një të ardhme më të mirë

Presidentja Osmani uron Maia Sandu-n për fitoren në Moldavi

Sekretarja e Jashtme britanike flet për rolin e Britanisë ndaj Kosovës

Kurti takon kongresistin McGovern, tema, drejtësia dhe bashkëpunim ekonomik

Dimiq përkrah deklaratën e Kurtit rreth politikës së tij për veriun

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Infermierët paralajmërojnë grevë

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Vizita e Von der Leyen, ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në trafik
Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj shtatë personave
Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri
Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveqanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?