By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur
Ballina 1Lajme

Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur

Kosova Times
Last updated: 2025/05/01 at 6:38 PM
Kosova Times Published May 1, 2025
Share
SHARE

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim, po qëndron në Malajzi në vizitë zyrtare disa ditore e ka quajtur nder të veçantë pritjen që i është bërë në këtë shtet, që është ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2008.

 

“Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën ton”, ka shkruar Osmani që ka shpërndarë fotografi nga pritja që i është bërë sot atje.

Presidenca ka njoftuar se në Kuala Lumpur, presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni zyrtare në kompleksin shtetëror, Bunga Raya.

“Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Anwar Ibrahim në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya, pas të cilit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media. Për nder të Presidentes Osmani, Kryeministri Ibrahim do të organizojë një drekë zyrtare në rezidencën shtetërore Seri Perdana”, bëhet e ditur tutje në njoftimin presidencial.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual të Malejzisë, Anwar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës.

Ndërkohë, siç njoftojnë, Osmani në prezencë të korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë, do ta hapë zyrtarisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, që e kanë quajtur një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në rajonin e Azisë Juglindore.

“Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë malajziane, përfshirë prodhimin, teknologjinë dhe turizmin. Me këtë rast, do të diskutohet për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe tërheqjes së investimeve në Kosovë”, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times May 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit
Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin me mallra
Dramë edhe në Prizren, fitorja e 12-të për Trepçën
Kosova mes 100 kombëtareve më të mira për vitin 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?